Më lexo mua më parë

Ju lutem lexoni këtë manual para se të përdorni pajisjen për përdorimin e duhur dhe të sigurt.

Përshkrimet bazohen në cilësimet e fabrikës të pajisjes.

Disa materiale mund të ndryshojnë nga pajisja juaj në varësi të rajonit, operatorit të shërbimit ose softuerit të pajisjes.

Përmbajta (përmbajtja e cilësisë të lartë) e cila kërkon përdorim të lartë të CPU-së dhe RAM-it do të ndikojë në performancën e përgjithshme të pajisjes. Aplikacionet që lidhen me përmbajtjen mund të mos funksionojnë si duhet në varësi të të dhënave të pajisjes dhe ambientit në të cilin përdoret.

Samsung nuk është përgjegjës për problemet e performancës që shkaktohen nga operatorët e tjerë përveç Samsung.

Samsung nuk është përgjegjës për problemet e performancës ose papajtueshmërive të shkaktuara nga ndryshimet e cilësimeve të regjistrit ose modifikimi i softuerit të sistemit operativ. Përpjekja për të personalizuar sistemin operativ mund të shkaktojë që pajisja ose aplikacionet e tjera të mos funksionojnë mirë.

Softueri, burimet e zërit, figurat e sfondit, imazhet dhe mediat e tjera të dhëna me këtë pajisje janë të licencuara për përdorim të limituar. Nxjerrja dhe përdorimi i këtyre materialeve për qëllime komerciale ose për qëllime të tjera përbën shkelje të ligjeve për të drejtat e autorit. Përdoruesit janë plotësisht përgjegjës për përdorimin e jashtëligjshëm të medias.

Mund të keni tarifim shtesë për shërbimet e të dhënave, si dërgimi i mesazheve, ngarkimet dhe shkarkimet, sinkronizimi automatik ose përdorimi i shërbimeve për vendndodhjen në varësi të planit tuaj tarifor. Për transferime të mëdha të të dhënave rekomandohet të përdoret veçoria Wi-Fi.

Aplikacionet e parazgjedhura që vijnë së bashku me pajisjen janë subjekt ndryshimi ndaj përditësimeve dhe mund të mos mbështeten më pa njoftim paraprak. Nëse keni pyetje rreth një aplikacioni të dhënë bashkë me pajisjen, kontaktoni me një Qendër Shërbimi Samsung. Për aplikacionet e instaluara nga përdoruesi, kontaktoni me ofruesit e shërbimit.

Modifikimi i sistemit operativ të pajisjes ose instalimi i softuerëve nga burime jozyrtare mund të shkaktojë keqfunksionime të pajisjes dhe korruptim ose humbje të të dhënave. Këto veprime janë shkelje të marrëveshjes tuaj të licencës me Samsung dhe do të anulojnë garancinë.

5