Personalizimi

Përdorimi i Smart Switch me kompjuterë

Përdoreni këtë veçori për të importuar një rezervë të të dhënave tuaja (nga pajisjet portative të zgjedhura të prodhuesit) nga një kompjuter në pajisjen tuaj. Mund ta shkarkoni aplikacionin nga www.samsung.com/smartswitch.

1 Rikuperoni të dhënat nga një pajisje e mëparshme në kompjuterin tuaj. Për më shumë informacion, kontaktoni prodhuesin e pajisjes.

2

3

4

Në kompjuter, hapni Smart Switch.
Lidheni pajisjen tuaj aktuale me kompjuterin duke përdorur kabllon USB.

Në kompjuter, klikoni prodhuesin e pajisjes të mëparshme dhe ndiqni udhëzimet në ekran për të transferuar të dhënat në pajisjen tuaj.

Përdorimi i Samsung Kies

Importoni një rikuperim të të dhënave tuaja nga kompjuteri përmes Samsung Kies për të rivendosur të dhënat në pajisjen tuaj. Gjithashtu mund të rikuperoni të dhënat në kompjuter përmes Samsung Kies. Shikoni Lidhja me Samsung Kies për më shumë informacion.

Konfigurimi i llogarive

Shtimi i llogarive

Disa aplikacione që përdoren në pajisjen tuaj kërkojnë një llogari të regjistruar. Krijoni llogari që të keni eksperiencën më të mirë me pajisjen tuaj.

1

2

3

Në ekranin Të gjitha aplikacionet, shtypni Settings Accounts Add account.
Zgjidhni një shërbim llogarie.
Ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar konfigurimin e llogarisë.

Për të sinkronizuar materiale me llogaritë tuaja, zgjidhni një llogari dhe shënoni artikujt për t'i sinkronizuar.

80