Lidhja me pajisje të tjera

Bluetooth

Një prezantim

Përdorni Bluetooth për të shkëmbyer të dhëna ose skedarë media me pajisje të tjera me Bluetooth.

Samsung nuk është përgjegjës për humbjen, ndërprerjen ose keqpërdorimin e të

dhënave të dërguara ose të marra me Bluetooth.

Gjithmonë sigurohuni që po ndani dhe merrni të dhënat me pajisjet që janë të besuara dhe të siguruara mirë. Nëse ka pengesa mes pajisjeve, mund të ulet distanca e operimit.

Disa pajisje, veçanërisht ato që nuk janë të provuara ose të aprovuara nga Bluetooth SIG, mund të mos jenë të përputhshme me pajisjen tuaj.

Mos e përdorni veçorinë Bluetooth për qëllime të jashtëligjshme (për shembull, për kopje pirate të dosjeve ose përdorim i jashtëligjshëm i komunikimeve për qëllime tregtie).

Samsung nuk është përgjegjës për përdorimin e jashtëligjshëm të veçorisë Bluetooth.

Çiftimi me pajisje të tjera Bluetooth

1

2

3

Në ekranin Të gjitha aplikacionet, shtypni Settings Bluetooth, shtypni çelësin Bluetooth për ta aktivizuar dhe pastaj shtypni SCAN.

Pajisjet e zbuluara janë të renditura.

Zgjidhni një pajisje me të cilën ta çiftoni.

Nëse pajisja juaj është çiftuar më përpara me pajisjen tjetër, shtypni emrin e pajisjes pa konfirmuar kodin e gjeneruar automatikisht.

Nëse pajisja me të cilën doni ta çiftoni nuk është në listë, kërkoni që pajisja të aktivizojë opsionin e saj të shikueshmërisë. Shikoni manualet e përdoruesit të pajisjeve të tjera.

Pranoni kërkesën e lidhjes Bluetooth në të dyja pajisjet për të konfirmuar.

132