Aksesibiliteti

Leximi me zë i fjalëkalimeve

Vendoseni pajisjen që të lexojë me zë fjalëkalimin kur formoni fjalëkalimin ndërsa aktivizohet TalkBack.

Në ekranin Të gjitha aplikacionet, shtypni Settings Accessibility Vision, dhe pastaj shënoni Speak passwords.

Vendosja e veçorive tekst-në-fjalë

Ndryshoni cilësimet për veçoritë tekst-në-fjalë të përdorura kur aktivizohet TalkBack, si për shembull gjuhët, shpejtësia dhe më tepër.

Në ekranin Të gjitha aplikacionet, shtypni Settings Accessibility Vision Text-to-speech options, dhe pastaj përdorni funksionet e mëposhtme:

Samsung text-to-speech engine / Google Text-to-speech engine: Zgjidhni një motor për veçorinë tekst-në-fjalë.

Shpejtësia e të folurit: Zgjidhni një shpejtësi për veçorinë tekst-në-zë.

Dëgjo një shembull: Dëgjoni tekstin e folur një shembull. Nëse pajisja nuk i lexon shembujt

me zë, shtypni Instalo të dhënat zanore për të shkarkuar dhe instaluar të dhënat e zërit për veçorinë tekst-në-zë.

Statusi standard i gjuhës: Shikoni statusin e gjuhës aktuale të vendosur për veçorinë tekst- në-fjalë.

Formimi i tekstit duke përdorur tastierën

Për të shfaqur tastierën, shtypni fushën e vendosjes së tekstit dhe pastaj shtypni dy herë me shpejtësi kudo mbi ekran.

Kur prekni tastierën me gisht, pajisja lexon me zë butonat e karaktereve nën gishtin tuaj. Kur ta dëgjoni karakterin që doni, lëshojeni gishtin nga ekrani për ta zgjedhur atë. Karakteri formohet dhe pajisja lexon tekstin me zë.

Nëse Futje e shpejtë tasti nuk është aktivizuar, lëshojeni gishtin nga karakteri që doni, dhe pastaj shtypni dy herë me shpejtësi kudo mbi ekran. Për të aktivizuar veçorinë e formimit të shpejtë, hapni ekranin e Aplikacioneve, shtypni Settings Accessibility Vision, dhe pastaj shënoni Rapid key input.

167