Lidhja me pajisje të tjera

Dërgimi dhe marrja e të dhënave

Shumë aplikacione mbështesin transferim të dhënash me anë të Bluetooth. Mund të ndani të dhëna, si kontakte ose dosje mediatike, me pajisje të tjera Bluetooth. Veprimet e mëposhtme janë një shembull i dërgimit të një figure te një pajisje tjetër.

Dërgimi i një figure

1

2

3

Shtypni Gallery në ekranin Të gjitha aplikacionet.

Zgjidhni një figurë.

Shtypni Bluetooth, dhe pastaj zgjidhni një pajisje për të transferuar imazhin.

Nëse pajisja me të cilën doni ta çiftoni nuk është në listë, kërkoni që pajisja të aktivizojë opsionin e saj të shikueshmërisë.

4 Pranoni kërkesën e lidhjes Bluetooth në pajisjen tjetër.

Marrja e një figure

Kur një pajisje tjetër ju dërgon një figurë, pranoni kërkesën e lidhjes të Bluetooth. Figura e marrë ruhet në folderin Download. Për të hapur folderin, hapni ekranin e Aplikacioneve dhe shtypni Gallery Album Download.

Ndarja e pajisjeve Bluetooth

1 Në ekranin Të gjitha aplikacionet, shtypni Settings Bluetooth. Pajisja tregon pajisjet e çiftuara në listë.

2

3

Shtypni pas emrit të pajisjes për ta ndarë.

Shtypni Shkëput.

133