Lëvizjet dhe veçoritë e përdorimit

Kthimi i pajisjes përmbys

Kthejeni pajisjen përmbys për të heshtur thirrjet hyrëse ose alarmet.

Nëse kjo veçori nuk është aktivizuar, hapni ekranin e Aplikacioneve, shtypni Settings Motions and gestures Mute/Pause, dhe pastaj shtypni çelësin Mute/Pause për ta aktivizuar.

Rrëshqitni me pëllëmbë për të kapur

Vendoseni anën e dorës mbi ekran dhe rrëshqiteni nëpër ekran nga e djathta në të majtë ose anasjelltas për të kapur një foto ekrani. Për të parë foton e ekranit të ruajtur, hapni ekranin Të gjitha aplikacionet dhe shtypni Gallery Album Screenshots. Pasi të keni kapur një foto ekrani, mund ta modifikoni imazhin dhe ta ndani me të tjerë.

Nuk është e mundur të bëni një foto ekrani ndërkohë që po përdorni disa aplikacione.

Nëse kjo veçori nuk është aktivizuar, hapni ekranin e Aplikacioneve, shtypni Settings Motions and gestures Palm swipe to capture, dhe pastaj shtypni çelësin Palm swipe to capture për ta aktivizuar.

57