Aksesibiliteti

Zmadhimi pezull

Përdoreni këtë veçori për të zmadhuar materiale që tregohen në ekran duke mbajtur lapsin pezull mbi të.

Në ekranin Të gjitha aplikacionet, shtypni Settings Accessibility Vision Hover zoom, dhe pastaj shtypni çelësin Hover zoom për ta aktivizuar.

Tërhiqeni shufrën e përqindjes të zmadhimit majtas ose djathtas ose shtypni Magnifier size për të ndryshuar cilësimet e zmadhuesit.

Kur kjo veçori është e aktivizuar, nuk mund të përdorni disa veçori të tjera, si për shembull komanda në ajër, pamja në ajër, komanda direkt lapsi dhe veçoritë e TalkBack.

Vendosja e kujtuesve të njoftimeve

Përdoreni këtë veçori për t'ju lajmëruar për njoftime që nuk i keni kontrolluar në interval.

Në ekranin Të gjitha aplikacionet, shtypni Settings Accessibility Vision Notification reminder, dhe pastaj shtypni çelësin Notification reminder për ta aktivizuar.

Për të vendosur një interval midis lajmërimeve, shtypni Intervali i përkujtesës.

Kthimi mbrapsht i ngjyrave të ekranit

Përdoreni këtë veçori për të përmirësuar shikueshmërinë e ekranit dhe për t'i ndihmuar përdoruesit që të njohin më me lehtësi tekstin mbi ekran.

Në ekranin Të gjitha aplikacionet, shtypni Settings Accessibility Vision, dhe pastaj shënoni Negative colours.

Rrregullimi i ngjyrave

Përdoreni këtë veçori për të rregulluar si shfaqen ngjyrat mbi ekran nëse keni vështirësi në dallimin e ngjyrave. Pajisja ndryshon ngjyrat në ngjyra më të dallueshme.

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni çelësin Settings Accessibility Vision Colour adjustment, dhe pastaj shtypni Colour adjustment për ta aktivizuar. Ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar procedurën e rregullimit të ngjyrave.

169