Lexojeni përpara luajtjes së skedarëve të fotove, videove ose të muzikës

Lexoni këtë informacion përpara luajtjes së materialeve media.

Kufizimet e përdorimit të skedarëve të fotove, videove dhe të muzikës Provo tani

●● Televizori mbështet vetëm pajisje USB MSC (Kategori e ruajtjes në masë). MSC është emërtim kategorie për pajisjet e ruajtjes në masë. Llojet e pajisjeve MSC përfshijnë disqet e jashtme, lexuesit e kartave të memories dhe kamerat dixhitale. (Nyjat USB nuk mbështeten.) Këto lloje pajisjesh duhet të lidhen drejtpërdrejt me folenë "USB". Televizori mund të mos e njohë pajisjen "USB" ose mund të mos lexojë skedarët në pajisje nëse ajo është lidhur me kabllo zgjatuese "USB". Mos e shkëputni pajisjen "USB" gjatë transferimit të skedarëve.

●● Kur lidhni diskun e jashtëm, përdorni folenë USB (HDD). Ju rekomandojmë të përdorni disk të jashtëm me ushqyesin e vet të rrymës.

●● Disa fotoaparate dixhitale dhe pajisje zëri mund të mos përputhen me televizorin.

●● Nëse ka disa pajisje USB të lidhura me televizorin, ky i fundit mund të mos njohë disa prej tyre ose asnjërën. Pajisjet "USB" që përdorin hyrje të energjisë së lartë duhet të lidhen me folenë "USB" [5 V, 1 A].

●● Televizori mbështet sistemet e skedarëve FAT, exFAT dhe NTFS.

●● Pasi të keni renditur skedarët sipas modalitetit të pamjes së dosjes, televizori mund të shfaqë deri në 1.000 skedarë për dosje. Sidoqoftë nëse pajisja USB përfshin më shumë se 8.000 skedarë dhe dosje, disa skedarë dhe dosje mund të mos jenë të aksesueshëm.

●● Disa skedarë në varësi të kodimit të tyre mund të mos luhen në televizor.

●● Skedarë të caktuar mund të mos mbështeten nga të gjitha modelet.

- 112 -