●● Disa kabllo dhe pajisje HDMI mund të mos përputhen me televizorin për shkak të specifikimeve të ndryshme HDMI.

●● Ky televizor nuk mbështet kanal HDMI Ethernet. "Ethernet" është një rrjet lokal (LAN) i krijuar me kabllo koaksiale të standardizuara nga "IEEE".

●● Shumë karta grafike të kompjuterëve nuk kanë fole HDMI, por në vend të tyre kanë fole DVI. Nëse kompjuteri nuk mbështet dalje videoje në "HDMI", lidheni me kabllo "HDMI-DVI".

"" Për më tepër informacion, drejtojuni "Lidhja e kompjuterit".

Shënime për lidhjen e pajisjeve të zërit

●● Për cilësi më të mirë të zërit do të ishte mirë të përdorej marrës AV.

●● Lidhja e pajisjes me anë të kabllos optike nuk e ndryshon automatikisht daljen e zërit të altoparlantëve të televizorit. Për të ndryshuar daljen e zërit të pajisjes, provoni si më poshtë:

––Përdorni ekranin e Cilësimet e shpejta për të kaluar në pajisjen e lidhur:

Përdorni butonin "Zgjidh" për të zgjedhur Dalja audio/optike në menynë Dalja e zërit. (Cilësimet

butoni i drejtimit lart Dalja e zërit).

––Përdorni ekranin e Cilësimet për të kaluar në pajisjen e lidhur:

Zgjidhni Dalja audio/optike në menynë Dalja e zërit. (Cilësimet Ting. Dalja e zërit).

●● Zhurma e pazakontë që vjen nga pajisja e lidhur e zërit ndërsa e përdorni mund të tregojë probleme me vetë pajisjen e zërit. Nëse ndodh kështu, kërkoni ndihmë nga prodhuesi i pajisjes së zërit.

●● Zëri dixhital disponohet vetëm me transmetime 5,1-kanalëshe.

- 24 -