Lexoni përpara përdorimit të ndërveprimit zanor

Masat paraprake për ndërveprimin zanor

●● Për të përdorur ndërveprimin zanor duhet të keni një llogari "Samsung". Për më tepër informacion, drejtojuni "Krijimi i llogarisë Samsung".

●● Gjuhët dhe veçoritë e mbështetura të ndërveprimit zanor mund të ndryshojnë sipas rajonit gjeografik.

●● Nëse gjuha e caktuar ndryshon nga gjuha e vendit tuaj, disa veçori nuk disponohen.

●● Funksioni ofrohet vetëm kur televizori lidhet me internetin.

●● Ndërveprimi zanor ofrohet vetëm tek televizorët që e mbështesin dhe që ofrohen me telekomanda të pajisura me mikrofon.

●● Simbolet përfshirë këtu "-" dhe karaktere të veçanta nuk mbështeten. Si rrjedhojë, nëse një fjalë ose fjali përmban vlera numerike ose simbole, funksioni nuk mund të funksionojë siç duhet.

●● Rezultat e kërkuara mund të mos ofrojnë rezultate të plota.

●● Mund t'ju kërkohet të paguani për disa aplikacione. Si rrjedhojë, mund t'ju shfaqet një aplikacion ose kontratë shërbimi.

●● Për të ndryshuar kanalin aktual duke shqiptuar emrat e kanaleve si komanda zanore, duhet të përfundoni

Konfiguro ofruesin e shërbimeve. (Cilësimet Të përgjithshme Fillo konfigurimin)

●● Për të përdorur funksionin e shkrimit të tekstit me zë dhe të kërkimit inteligjent, duhet të pranoni dispozitat që u lejojnë palëve të treta të grumbullojnë dhe të përdorin të dhënat tuaja zanore.

●● Për të përdorur funksionin interaktiv të ndërveprimit zanor, duhet:

––Të pranoni kushtet e përdorimit të "Smart Hub"

––Të bini dakord me udhëzuesin në lidhje me grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave personale për shërbimin e "Smart Hub".

––Të pranoni grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave personale për shërbimin e bazuar në ndërveprimin zanor.

Kërkesat për përdorimin e ndërveprimit zanor

●● Shpejtësia e ndërveprimit zanor ndryshon në varësi të volumit/tonalitetit, shqiptimit dhe mjedisit të zërit (zhurmës së mjedisit rrethues dhe zërit të televizorit).

●● Volumi optimal për komandat zanore është midis 75 dB dhe 80 dB.

- 5 -