Shënime për lidhjen e kompjuterëve

●● Për rezolucionet e mbështetura nga televizori, drejtojuni "Lexojeni përpara lidhjes së kompjuterit (rezolucionet e mbështetura)".

●● Për sa kohë që është aktivizuar ndarja e skedarëve, mund të ndodhin hyrje të paautorizuara. Çaktivizojeni ndarjen e skedarëve kur nuk është e nevojshme të hyni tek të dhënat.

●● Kompjuteri dhe "Smart TV" duhet të lidhen me njëri-tjetrin në të njëjtin rrjet.

●● Në rast ndarjeje materialesh me pajisje të tjera të lidhura në rrjet, si p.sh. ato në sistem ruajtës me IP (protokoll interneti), ndarja e materialeve mund të mos mbështetet, për shkak të konfigurimit, cilësisë ose funksionimit të rrjetit, për shembull, nëse rrjeti ka pajisje NAS (pajisje ruajtëse të lidhur me rrjetin).

Shënime për lidhjen e pajisjeve portative

●● Për të përdorur funksionin Smart View, pajisja portative duhet të mbështesë funksione ndarjeje si p.sh. "AllShare Cast" ose Smart View. Për të kontrolluar nëse pajisja portative e mbështet funksionin e ndarjes, vizitoni faqen e prodhuesit të pajisjes celulare.

●● Për të përdorur Wi-Fi Direkt, pajisja portative duhet të mbështesë funksionin Wi-Fi Direkt. Kontrolloni nëse pajisja e mbështet Wi-Fi Direkt.

●● Pajisja portative dhe "Smart TV" duhet të lidhen me njëri-tjetrin në të njëjtin rrjet.

●● Figura ose zëri mund të ndërpriten herë pas here në varësi të kushteve të rrjetit.

- 25 -