Kufizime të tjera

●● Kodekët mund të mos funksionojnë siç duhet nëse ka ndonjë problem me materialin.

●● Materialet video nuk luhen ose nuk luhen saktë nëse ka gabim në material ose në kontejner.

●● Zëri ose videoja mund të mos funksionojnë nëse kanë shpejtësi standarde të biteve/shpejtësi standarde të kuadrove mbi klasifikimet e përputhshmërisë së televizorit.

●● Nëse tabela e treguesit ka ndonjë gabim, funksioni Kërko (Kërce) nuk do të punojë.

●● Kur luhet video përmes një lidhjeje në rrjet, videoja mund të mos luhet shtruar për shkak të shpejtësive të transmetimit të të dhënave.

●● Disa pajisje USB/kamera dixhitale mund të mos përputhen me televizorin. ●● Kodeku "HEVC" disponohet vetëm në kontejnerët MKV/MP4/TS.

●● Kodeku "MVC" mbështetet pjesërisht.

Dekoduesit e videos

●● H.264 FHD mbështetet deri në nivelin 4,1. (Televizori nuk mbështet FMO/ASO/RS) ●● VC1 AP L4 nuk mbështetet.

●● GMC 2 ose më lart nuk mbështetet.

Dekoduesit e zërit

●● Mbështet "WMA 10 Pro" deri në 5,1 kanale. Mbështet deri në profilin M2. Zëri WMA pa humbje cilësie nuk mbështetet.

●● QCELP dhe AMR NB/WB nuk mbështeten. ●● Vorbis mbështetet për deri në 5,1 kanale.

●● Dolby Digital Plus mbështetet për deri në 5,1 kanale.

●● Kodeku DTS LBR disponohet vetëm për kontejnerë MKV/MP4/TS.

●● Shpejtësitë e mbështetura tipike janë 8, 11,025, 12, 16, 22,05, 24, 32, 44,1 dhe 48 KHz dhe ndryshojnë sipas kodekut.

- 116 -