Mund të përdorni funksionet e mëposhtme në listën e materialeve media të pajisjes ruajtëse.

1 Filtro sipas

Filtron materialet media sipas llojit të medias. (muzikë, foto, video, materiale të regjistruara etj.)

2 Rendit sipas

Rendit listën e materialeve.

3 Opsionet

Fshin ose luan përmbajtjen e zgjedhur media nga lista e materialeve media. Nëse zgjidhni Rifreskim, lista e përmbajtjes ringarkohet.

"" Mund të fshini vetëm përmbajtjen e regjistruar. Për të fshirë përmbajtjet, ndryshoni opsionin Filtro sipas Regjistruar.

Luajtja e materialeve media

Luajtja e materialeve media në pajisjen "USB"

1.

2.

Lidhni pajisjen "USB" me folenë e saj. Shfaqet një dritare mesazhi që ju lejon kalimin e thjeshtë në listën e materialeve media të renditura në pajisje.

Zgjidhni një artikull media që dëshironi të luani nga lista. Materiali fillon të luhet.

Luajtja e materialeve multimedia në kompjuter ose në pajisjen portative

1.

2.

""

Zgjidhni një pajisje me materiale media në Burimi. Shfaqet lista e përmbajtjeve media të pajisjes. Zgjidhni një artikull në materialet media nga lista. Materiali fillon të luhet.

Për më shumë informacion rreth butonave, drejtojuni "Butonat dhe funksionet e disponueshme gjatë luajtjes së përmbajtjeve multimedia".

"" Materiali mund të mos luhet në varësi të mënyrës së kodimit apo të formatit të skedarit. Për më tej, disa funksione mund të kufizohen.

"" Materialet në pajisjet e lidhura me televizorin nëpërmjet rrjetit mund të mos luhen pa probleme për shkak të problemeve të komunikimit të rrjetit. Nëse kjo gjë, përdorni një pajisje "USB".

"" Për më shumë informacion rreth lidhjes me kompjuterin, drejtojuni "Lidhja e kompjuterit".

"" Për më shumë informacion rreth lidhjes me pajisjet portative, drejtojuni "Lidhja me pajisje celulare".

- 46 -