Për të nisur shikimin ose regjistrimin e planifikuar dhe funksione të tjera për një program të renditur në Udhëz., fillimisht lëvizeni kursorin mbi të dhe më pas komandoni telekomandën si më poshtë:

––Për një program që po transmetohet aktualisht: Shtypni dhe mbani butonin e zgjedhjes.

––Për një program të planifikuar për transmetim: Shtypni butonin "Zgjidh".

––Për të kaluar në ekranin Filtri i kanaleve ose Menaxheri i program.: Shtypni butonin .

●● Regjist.: Mund të bëni regjistrimin e një programi aktual.

"" Ky funksion disponohet vetëm në disa modele në rajone të caktuara.

●● Timeshift: Programi aktual që po shikoni ruhet në një pajisje "USB", në mënyrë që mund ta luani programin, ta ndaloni, ta ktheni mbrapsht ose të ecni shpejt përpara, ta ktheni ngadalë mbrapsht, ta kaloni ngadalë përpara dhe madje të kryeni në të lëvizje të ngadaltë si titull "DVD".

"" Ky funksion disponohet vetëm në disa modele në rajone të caktuara.

●● Planifiko shikimin: Mund të planifikoni shikimin e një programi me transmetim të planifikuar.

"" Për më shumë informacion rreth shikimit ose Planifiko shikimin, drejtojuni "Konfigurimi i një shikimi të planifikuar".

●● Planifiko regjistrimin: Mund të planifikoni regjistrimin e një programi me transmetim të planifikuar.

"" Për më shumë informacione rreth regjistrimit ose Planifiko regjistrimin, shihni "Regjistrimi i programeve".

"" Ky funksion disponohet vetëm në disa modele në rajone të caktuara.

●● Modifiko kohën e regjistrimit: Mund të ndryshoni kohën e fillimit dhe të përfundimit të regjistrimeve të një programi të planifikuar.

"" Ky funksion disponohet vetëm në disa modele në rajone të caktuara.

●● Ndal: Mund të ndaloni regjistrimin ose funksionin "Timeshift" që është duke u ekzekutuar.

"" Ky funksion disponohet vetëm në disa modele në rajone të caktuara.

- 52 -