Konfigurimi i mjedisit të shikimit për pajisjet e jashtme

Mund të përmirësoni televizorin për të parë formate të caktuara videosh.

Luajtja e lojërave në një ekran të optimizuar

Cilësimet Të përgjithshme Administrimi i pajisjeve të jashtme Regjimi loje Provo

tani

Mund të aktivizoni modalitetin e lojës për të optimizuar cilësimet e televizorit për luajtjen e videolojërave me konsola lojërash, si PlayStation™ ose Xbox™.

"" Modaliteti i lojës nuk disponohet për shikim normal të televizorit.

"" Ekrani mund të dridhet pak.

"" Kur aktivizohet Regjimi loje, Regjim figure dhe Regj. ting. kalojnë automatikisht në Lojë.

"" Për të përdorur pajisje të tjera të jashtme me të njëjtën fole, hiqni lidhjen e konsolës së lojërave, çaktivizoni funksionin dhe më pas lidhni pajisjen e jashtme me folenë.

Përdorimi i nivelit të zi "HDMI"

Cilësimet Të përgjithshme Administrimi i pajisjeve të jashtme Nivel i zi HDMI

Provo tani

Përdorni Nivel i zi HDMI për të rregulluar nivelin e zi për kompensimin e niveleve të së zezës, kontrastit të ulët ose ngjyrave të zymta të krijuara nga pajisje të jashtme të lidhura me televizorin me kabllo "HDMI".

"" Ky funksion disponohet vetëm kur sinjali hyrës, i lidhur me televizorin nëpërmjet folesë HDMI, caktohet në RGB444.

- 72 -