Lidhja me pajisje celulare

Shfaqni ekranin e një pajisjeje portative dhe përmbajtjes multimedia duke lidhur pajisjen portative me televizorin ose rrjetin.

Pasi të keni lidhur një pajisje portative që mbështet pasqyrimin e ekranit me televizorin, mund të përdorni pasqyrimin e ekranit për të parë ekranin e pajisjes portative në televizor me valë, si dhe të luani video, zë ose skedarët e fotove që po luhen aktualisht në pajisjen portative në televizor.

Lidhja me rrjetin

Lidhja në të njëjtin rrjet me valë

Lidhni pajisjen portative dhe televizorin në të njëjtin rrjet me valë.

"" Për më shumë informacion rreth lidhjes së rrjetit me valë, drejtojuni "Vendosja e lidhjes me valë me internetin".

"" Për më shumë informacion rreth lidhjes së rrjetit me valë nga një pajisje portative, referojuni manualit të tij të përdorimit.

"" Kur një pajisje portative është e lidhur me televizorin duke përdorur funksionin "Wi-Fi direct", në televizorin tuaj mund të hapni fotot, videot dhe muzikën e ruajtur në pajisjen portative.

Shikimi i ekranit të pajisjes portative në televizor (ndarja e ekranit)

Mund të luani në ekranin e televizorit materialet media të ruajtura në pajisjen celulare duke e lidhur me funksionin e pasqyrimit dhe të ndarjes së materialeve.

1.Hapni funksionin Smart View (Pasqyrimi i ekranit) në pajisjen portative. Pajisja celulare kërkon për pajisjet e disponueshme për t'u lidhur.

2.Zgjidhni televizorin nga lista. Më pas, televizori lidhet me pajisjen celulare.

●● Nëse nuk gjendet asnjë televizor, provoni sërish pasi t'i fikni dhe t'i ndizni të dyja.

●● Nëse keni disa televizorë, për çdo televizor vendosni një emër të ndryshëm në Cilësimet Të përgjithshme Administrimi i sistemit Emri i pajis. për ta bërë të lehtë zgjedhjen.

- 20 -