Butonat dhe funksionet e disponueshme gjatë regjistrimit të një programi ose "Timeshift"

"" Butonat dhe funksionet e disponueshme mund të ndryshojnë sipas funksioneve.

Nëse shtypni butonin me drejtim për poshtë, shfaqen butonat si më poshtë.

●● Modifiko kohën e regjistrimit

Mund të caktoni periudhën kohe gjatë së cilës do të regjistrohet programi.

"" Ky funksion disponohet kur një program po regjistrohet.

●● Regjist.

Funksionin "Timeshift" mund ta ndërroni në funksionin e regjistrimit. Kur ndërroni në funksionin e regjistrimit, në regjistrimin e ri mund të përfshini përmbajtjen e regjistruar me funksionin "Timeshift".

"" Ky funksion disponohet vetëm kur funksioni "Timeshift" po ekzekutohet.

●● Kalo në tran. të drejt.

Zgjidhni që të ktheheni te skenat aktuale të programit kur regjistrimi ose funksioni "Timeshift" por luan skenat e mëparshme.

●● Ndalo regjistrimin / Ndalo Timeshift

Ndalon regjistrimin ose funksionin "Timeshift".

●● Info

Shfaq dritaren e informacionit të programit për programin ku po ekzekutohet regjistrimi ose funksioni "Timeshift".

●● Pusho / Luaj

Mund të përdorni funksionet e mëposhtme kur videoja ndërpritet. (Kini parasysh se me vënien e videos në pauzë, televizori nuk e luan zërin.)

––Kthim i ngadaltë pas ose Ngadalë përpara: Mundëson luajtjen e videos me ngadalë (1/8, 1/4, 1/2) mbrapsht ose përpara duke zgjedhur butonin ose . Për të rritur deri në 3 herë shpejtësinë mbrapsht ose përpara në modalitetin e ngadaltë, zgjidheni butonin në mënyrë të përsëritur. Për t'u kthyer në shpejtësinë normale, zgjidhni butonin .

"" Kur aktivizohet funksioni Kthim i ngadaltë pas, mund të vini re ndryshimin ndërmjet orës aktuale të regjistrimit dhe orës aktuale të kthimit pas.

––Kapërceni pas / kapërceni përpara: Ju mundëson lëvizjen pas ose përpara me 10 sekonda në video duke zgjedhur butonin e drejtimit majtas ose djathtas në shiritin e panelit të luajtjes.

"" Kur aktivizohet funksioni i kapërcimit pas, mund të vini re ndryshimin ndërmjet orës aktuale të regjistrimit dhe orës aktuale të kthimit pas.

●● Kthim pas / Shpejt përpara

"" Ky funksion nuk disponohet ndërsa jeni duke parë një program që po transmetohet aktualisht.

- 58 -