HbbTV

Hyni te shërbimet e ofruesit të aktiviteteve zbavitëse, ofruesit në internet dhe prodhuesit CE nëpërmjet HbbTV.

"" Ky funksion disponohet vetëm në disa modele në rajone të caktuara.

"" Disa kanale mund të mos përfshihen me shërbimin "HbbTV".

Në disa shtete, "HbbTV" vjen i konfiguruar si joaktiv. Në raste të tilla, "HbbTV" mund të përdoret duke instaluar miniaplikacionin "HbbTV" (miniaplikacioni i aktivizimit të "HbbTV") nga "Samsung APPS".

Për ta caktuar nisjen automatike të "HbbTV" në aktive ose joaktive, hapni Cilësimet Transmetimi Cilësimet e avancuara Cilësimet e "HbbTV" dhe caktoni HbbTV në aktive ose joaktive. (Në varësi të shtetit)

Nëse dëshironi ta aktivizoni ose çaktivizoni këtë funksion, përdorni butonin e zgjedhjes për ta aktivizuar ose çaktivizuar.

●● HbbTV nuk disponohet kur është në funksionim Timeshift ose kur luhet një video e regjistruar.

●● Aplikacionet në HbbTV mund të keqfunksionojnë përkohësisht në varësi të kushteve të stacionit të transmetimit ose të ofruesit të aplikacionit.

●● Aplikacionet disponohen për përdorim në HbbTV vetëm kur rrjeti i televizorit lidhet me një rrjet të jashtëm. Aplikacioni mund të keqfunksionojë në varësi të kushteve të rrjetit.

●● Jepet mundësia të përdorni dhe teletekstin dixhital dhe teletekstin e zakonshëm në disa kanale të kufizuara duke shtypur butonin TTX/MIX në dy pozicione.

Përdorimi i HbbTV:

●● Kur ekrani tregon (me butonin e kuq etj.) që "HbbTV" po hapet.

●● Zgjidhni një herë TTX me anë të telekomandës për të hyrë në modalitetin e futjes së tekstit HbbTV.

●● Zgjidhni dy herë TTX me anë të telekomandës për të hyrë në modalitetin e futjes së tekstit jo HbbTV.

- 89 -