Shtypni "Enter" ndërkohë që regjistroni programin. Shfaqen butonat e mëposhtëm si edhe shiriti i ecurisë së regjistrimit.
●● Informacion
Kjo shfaq informacion të detajuar rreth programit që po regjistrohet.
"" Informacioni i programit mund të ndryshojë në varësi të sinjalit të transmetimit dhe mund të mos disponohet fare për disa programe.
●● Koha e REGJ.
Mund të zgjidhni kohën e regjistrimit. / Mund të shikoni dhe transmetime direkt kur shikoni një program të regjistruar.
●● Ndalo regjistrimin / Kalo në tran. të drejt.
Mund të ndaloni regjistrimin.
●● Kthim pas / Shpejt përpara
Shtypja e këtyre butonave ul ose rrit luajtjen deri në maks. 5 hapa. Për të rikthyer shpejtësinë normale të luajtjes, zgjidhni Luaj.
"" Shpejt përpara nuk mund të përdoret gjatë shikimit të programit aktual.
●● Pusho / Luaj
Ndaloni/vazhdoni videon.
●● Lista e kanaleve
Mund të shikoni listën e kanaleve.
●● Veglat
Mund të hapni menynë Veglat. Menyja Veglat ofron funksione që mund t'i përdorni ndërkohë që shikoni një program të regjistruar.