●● Balanca e bardhës Provo tani

Rregulloni temperaturën e ngjyrave të figurës për t'i bërë objektet e bardha të duken të bardha dhe gjithë figurën të duket natyrale.

2 pikë: Rregulloni secilin nga 3 shkëlqimet e ngjyrave me anë të menysë së kompensimit dhe ndriçimin me anë të menysë së përforcimit. Për të rivendosur vlerat e paracaktuara zgjidhni Rivend..

10 pikë: Rregulloni balancën e së bardhës duke rregulluar ndriçimin e secilit prej 10 seksioneve të ngjyrave të kuqe, jeshile dhe blu të sinjalit hyrës. Për zgjedhjen e seksionit, zgjidhni seksionin e dëshiruar në fushën Niveli.

"" Mund ta përdorni funksionin 10 pikë vetëm kur Regjim figure caktohet në Film. Disa pajisje të jashtme mund të mos e mbështesin këtë.

●● Gama Provo tani

Rregullon fortësinë e ngjyrës kryesore.

●● Ndriçim në lëvizje Provo tani

"" Disponueshmëria varet nga modeli dhe zona përkatëse.

Rregullon ndriçimin në përgjigje të lëvizjeve në ekran për të ulur konsumin e energjisë.

"" Ky funksion disponohet vetëm kur Regjim figure caktohet në Standard dhe nuk disponohet në modalitet 3D. "" Rregullimi i Kontrasti, Ndriçimi dhe i cilësimeve të tjera të figurës e çaktivizon funksionin.

Rregullimi i figurës për shikim më të lehtë (Opsionet e figurës)

Figurë > Opsionet e figurës Provo tani

Zgjidhni Figurë > Opsionet e figurës për të bërë rregullime të tjera për një përvojë më të lehtë shikimi.

"" Kur televizori lidhet me kompjuter me kabllo HDMI-DVI, vetëm Ton. i ngjyrës mund të rregullohet.

Zgjidhni një Regjim figure dhe rregulloni cilësimet.

●● Ton. i ngjyrës Provo tani

Rregullon tonalitetin e ngjyrës. Cilësimi aplikohet për çdo Regjim figure veç e veç. Pas ndryshimit të Regjim figure, cilësimi përkatës aplikohet automatikisht.

"" Nëse Regjim figure caktohet në Dinamik, do të mund të zgjidhni vetëm Fresk ose Standard.

●● Pamja e pastër dixhitale Provo tani

Redukton figurën statike dhe hijet e shkaktuara nga sinjali i dobët. Zgjedhja e Vizualizimi automatik shfaq fuqinë e sinjalit në fund të ekranit. Shiriti i gjelbër tregon sinjalin më të mirë të mundshëm.

"" Disponohet vetëm për kanalet analoge.

●● Filtri i zhurmës MPEG Provo tani

Redukton zhurmën e MPEG dhe përmirëson cilësinë e videos.