●● Shfaqja e ikonave të shkurtoreve

Klikimi me të djathtën shfaq ikonat e shkurtoreve në ekran që të mund t'i përdorni me lehtësi funksionet e televizorit.

"" Ikonat e shkurtoreve mund të ndryshojnë në varësi të funksionit.

●● Shfaqja e menysë sipas kontekstit të përdorimit në Smart Hub

Në ekranin Smart Hub, navigoni te një element dhe mbani shtypur butonin majtas të mausit për 1 sekondë. Shfaqet menyja Opsionet që disponohet në artikullin e zgjedhur.

"" Menyja Opsionet varet nga konteksti.

●● Lëvizja e menysë së televizorit ose ekranit

Lëvizni rrotullën e mausit lart ose poshtë. Kjo e lëviz ekranin ose menynë e televizorit lart/poshtë.

●● Dalja nga menyja e televizorit ose funksioni

Klikoni në butonin X. Ky e mbyll menynë.

"" Butoni X shfaqet kur përdoret mausi. Klikimi një herë me të majtën kur përdorni një veçori shfaq butonin X.

Ndërrimi i mauseve Provo tani

Zgjidhni Sistemi > Menaxher pajis. > Cilësimet e mausit > Zgjidh mausin. Caktoni mausin që do të përdorni.

"" Nuk mund të përdoret më shumë se një maus në të njëjtën kohë.

Ndryshimi i butonave të mausit dhe shpejtësisë së treguesit Provo tani

Zgjidhni Sistemi > Menaxher pajis. > Cilësimet e mausit > Opsionet e mausit. Disponohen opsionet e mëposhtme: ●● Butoni kryesor

Zgjidhni cilin buton (majtas ose djathtas) do të përdorni për të zgjedhur dhe ekzekutuar elementet.

●● Shpejt. e treg.

Rregulloni shpejtësinë e lëvizjes së shënjuesit që shfaqet në ekran.