Një vështrim i shpejtë në shiritin e komandave dhe të gjendjes

Hapni Web Browser për ta shfaqur shiritin e komandave dhe të gjendjes në krye të ekranit. Disponohen artikujt e mëposhtëm:

●● Pas

Kaloni te faqja e mëparshme.

●● Përpara

Kaloni te faqja vijuese.

●● Faqeshënuesit dhe historiku

Kaloni në ekranin Faqeshënuesit dhe historiku. Në këtë ekran, shtoni faqen aktuale te faqeshënuesit ose zhvendosni, redaktoni ose fshini një faqe të shënuar. Hyni lehtësisht në faqet e vizituara duke kaluar në ekranin History (Historiku).

●● Faqja kryesore

Kaloni në ekranin kryesor.

●● Shiriti i adresës

Kontrolloni adresën e faqes aktuale ose jepni adresën e një faqeje interneti për të kaluar te faqja.

●●

Rifreskim /

Ndal

Ringarkoni faqen aktuale ose ndërprisni ringarkimin e saj.

●● Shto te Faqeshën.

Shtojeni faqen aktuale te Bookmarks (Faqeshënuesit).

●● Kërko

Bëni kërkim me fjalë kyçe duke përdorur motorin e kërkimit të specifikuar sipas përdoruesit.

"" Për të ndryshuar motorin e kërkimit, zgjidhni ikonën dhe më pas zgjidhni një motor kërkimi te menyja Cilëso motorin e kërkimit.