Ngarkimi i faqeve nga faqja e treguesit

Zgjidhni Treguesi në anë të ekranit për të shfaqur ekranin e treguesit. Zgjidhni një fjalë kyçe nga lista për të hapur faqen përkatëse.

Përdorimi i Historia për të ngarkuar faqet e lexuara më parë

Zgjidhni Faqe e hapur në anë të ekranit. Shfaqet lista e faqeve të lexuara më parë. e-Manual kalon te faqja e zgjedhur.

Hyrja në meny nga e-Manual (Provo tani)

Zgjidhni (Provo tani) te përshkrimi i funksionit për të kaluar drejtpërdrejt në menynë përkatëse dhe për të provuar funksionin.

Nëse dëshironi të lexoni hyrjen e e-Manualpër një funksion specifik të menysë në ekran, shtypni butonin KEYPAD dhe zgjidhni e-Manualmë anë të Samsung Smart Control.

"" Disa opsione të menysë nuk mund të përdoren.

Ngarkimi i faqeve të referencës

Zgjidhni (Lidhja) në anë të faqes së përshkrimit të funksionit për të hyrë në faqen përkatëse të referencës.

Përditësimi i e-Manual në versionin më të ri

e-Manual mund ta përditësoni në të njëjtën mënyrë siç përditësoni aplikacionet.

1.Zgjidhni artikullin e-Manualnë ekranin SAMSUNG APPS.

2.Shtypni dhe mbani butonin Enter. Shfaqet menyja Opsionet.

3.Nga menyja Opsionet në ekran, zgjidhni Përditëso aplikacionet. Shfaqet një dritare.

"" Përditëso aplikacionet shfaqet në ekran vetëm kur kërkohet përditësim.

4.Zgjidhni e-Manualnë dritaren që shfaqet dhe më pas zgjidhni Përdit.. Mund ta përditësoni e-Manual në versionin më të ri.