Futja e baterive në Samsung Smart Control

Për të përdorur Samsung Smart Control, fillimisht drejtojuni figurës së mëposhtme dhe futni bateritë në njësi.

1.

2.

3.

4.

Tërhiqni me kujdes kapësen e kapakut të folesë së baterive dhe hiqeni tërësisht kapakun pasi të lirohet. Vendosni 2 bateritë alkaline AA, duke u siguruar që t'i vendosni siç duhet polet pozitive dhe negative. Vendosni kapakun e baterive në telekomandë dhe fusni pjesën e sipërme të kapakut brenda telekomandës.

Shtypni kapëset në të dyja anët e kapakut të baterive në rendin e treguar, në mënyrë që kapaku të bashkohet plotësisht me telekomandën.

Kur shikoni këtë ikonë alarmi në ekran...

Ikona e mëposhtme e alarmit tregon që bateritë e Samsung Smart Control janë shkarkuar. Nëse shfaqet ikona e alarmit, ndërroni bateritë. Samsung rekomandon përdorimin e baterive alkaline për jetëgjatësi përdorimi.

<Ikona e alarmit për bateri të shkarkuar>