Komandimi i pajisjeve të jashtme me telekomandën e televizorit
Regjistrimi i pajisjes së jashtme
1.Ndizni pajisjen e jashtme për të cilën do të konfiguroni funksionin e telekomandës universale dhe shfaqni ekranin Burimi.
2.Zgjidhni Konfig. i telekomandës universale në pjesën e sipërme të ekranit. Kjo nis procesin e konfigurimit të telekomandës universale.
3.Ndiqni udhëzimet në ekran dhe regjistroni pajisjen e jashtme.
Përdorimi i telekomandës
Regjistrimi i pajisjes së jashtme në telekomandën e televizorit regjistron gjithashtu edhe folenë nëpërmjet të cilës lidhet pajisja. Po kështu, thjesht duke zgjedhur pajisjen e jashtme me anë të butonit SOURCE bëhet i mundur komandimi i pajisjes me anë të telekomandës së televizorit.