Në lidhje - Samsung Link

Samsung Link mundëson shikimin/luajtjen me lehtësi të skedarëve të fotove, videove dhe muzikës nga pajisja celulare me Samsung Link të aktivizuar. Përdoreni Samsung Link edhe për të luajtur dhe parë materialet e pajisjes celulare të regjistruar në Samsung Link me llogarinë tuaj Samsung, edhe nëse pajisja celulare dhe televizori nuk janë të lidhur me të njëjtin rrugëzues ose AP.

1.Hapni aplikacionin Samsung Link në pajisjen celulare dhe më pas identifikohuni me llogarinë tuaj Samsung.

"" Për të përdorur Samsung Link, duhet të identifikoheni me llogarinë Samsung. Fillimisht krijoni një llogari Samsung nëse nuk e keni.

2.Hapni shpejt dhe luani skedarë fotosh, videosh dhe muzike nga pajisja celulare që punon me aplikacionin Samsung Link nga llogaria juaj Samsung.

"" Për më tepër informacion rreth përdorimit të aplikacionit Samsung Link, drejtojuni seksionit të ndihmës në manual.

Lidhja nëpërmjet rrjetit në shtëpi (DLNA)

Shikoni/luani skedarë fotosh, videosh dhe muzike nga pajisja celulare në televizor.

1.Lidhni televizorin dhe pajisjen celulare në të njëjtin rrugëzues ose AP. Rrjeti i shtëpisë konfigurohet pas vendosjes së lidhjeve.

"" Rrjeti i shtëpisë (DLNA) mundëson ndarjen e materialeve ndërmjet televizorit, kompjuterëve dhe pajisjeve celulare të lidhura me të njëjtin rrugëzues me kabllo ose me valë.

2.Aktivizoni ndarjen e skedarëve në pajisjen celulare. Materialet e ndara të pajisjes celulare mund të shfaqen/ luhen në televizor.

"" Për sa kohë që ndarja e skedarëve është e aktivizuar, hyrja e paautorizuar mund të lejohet. Nëse hyrja tek të dhënat nuk kërkohet, çaktivizojeni ndarjen e skedarëve.