Lidhja e pajisjeve celulare pa rrugëzues me valë (Wi-Fi Direkt)

Rrjeti > Wi-Fi Direkt Provo tani

Wi-Fi Direct mundëson lidhjen e pajisjeve celulare drejtpërdrejt me televizorin nëpërmjet teknologjisë me valë. Pas lidhjes së pajisjes me televizorin me anë të Wi-Fi Direct, mund të shikoni/luani skedarë videosh, fotosh dhe muzike nga pajisja në televizor.

""

""

1.

Pajisja celulare duhet të mbështesë Wi-Fi Direkt. Sigurohuni që pajisja celulare që doni të përdorni mbështet Wi-Fi Direkt. Figura ose zëri mund të ndërpriten herë pas here në varësi të kushteve të rrjetit.

Aktivizoni Wi-Fi Direkt në pajisjen celulare dhe më pas aktivizoni Wi-Fi Direkt. Televizori kërkon automatikisht listën e pajisjeve të disponueshme dhe e shfaq. Në pajisjen celulare shfaqet edhe emri i televizorit.

2.Zgjidhni pajisjen nga lista për të filluar lidhjen. Nëse bëhet një kërkesë për lidhje nga televizori, në pajisjen celulare shfaqet mesazhi i lejimit dhe anasjelltas.

3.Lejoni lidhjen. Kjo përfundon procesin e lidhjes.

Lidhja nëpërmjet Smart View 2.0

Nëpërmjet instalimit dhe ekzekutimit të aplikacionit Smart View 2.0 në pajisjen celulare, mund të shihni ekranin e pajisjes në televizor ose të luani materialet multimedia të pajisjes (video, foto dhe muzikë) në televizor.

Sidoqoftë, Smart View 2.0 nuk punon kur përdoret ky funksion.

––

––

""

Kur luani video të nivelit UHD të ruajtura në pajisje USB

Kur shihni kanalin dixhital me rezolucion të nivelit UHD

Shkoni te Google Play dhe kërkoni e instaloni Smart View 2.0 në pajisjen tuaj celulare. Smart View 2.0 është një aplikacion shumekranësh për platforma të ndryshme që mundëson hapjen e ekranit të televizorit në një pajisje celulare, shkëmbimin e materialeve multimedia ndërmjet dy pajisjeve dhe komandimin e televizorit nga distanca. Për më tepër informacion, drejtojuni manualit Smart View 2.0.