Lidhja me kompjuterin

Mund ta lidhni kompjuterin drejtpërdrejt me televizorin ose në rrjet për të parë ekranin e kompjuterit ose materialin në televizor. Lidhni kompjuterin me televizorin si më poshtë.

●● Lidhja nëpërmjet folesë HDMI

Mund ta lidhni kompjuterin me televizorin nëpërmjet kabllos HDMI për të shfaqur ekranin e kompjuterit në televizor.

●● Lidhja me folenë HDMI (DVI)

Mund ta lidhni kompjuterin me televizorin duke lidhur folenë DVI të kompjuterit me folenë HDMI të televizorit me anë të kabllos DVI në HDMI për të shfaqur ekranin e kompjuterit në televizor.

●● Lidhja nëpërmjet Samsung Link

Hyni shpejt në skedarët e fotove, videove dhe muzikës të ruajtur në kompjuter ku është instaluar softueri Samsung Link, edhe nëse nuk e lidhni televizorin drejtpërdrejt me kompjuterin.

●● Lidhja nëpërmjet rrjetit në shtëpi (DLNA)

Hyni shpejt te skedarët e fotove, videove dhe muzikës të ruajtur në kompjuter duke lidhur televizorin dhe kompjuterin me një njëjtin rrugëzues ose AP.