Në lidhje - Kabllo MHL në HDMI

Përpara se të lidhni kabllo ose pajisje të jashtme me televizorin, fillimisht verifikoni numrin e modelit të televizorit. Në pjesën e pasme të televizorit ndodhet ngjitësja që përmban numrin e modelit. Mënyra e lidhjes ndryshon në varësi të modelit.

Televizori juaj mbështet MHL (lidhje celulare me rezolucion të lartë) me kabllo MHL. MHL-ja mundëson shikimin dhe luajtjen e skedarëve të videove, fotove dhe audiove nga pajisjet celulare në televizor. Megjithatë, MHL-ja disponohet vetëm nëpërmjet folesë HDMI (MHL) të televizorit dhe vetëm kur përdoret bashkë me pajisjen celulare që mbështet MHL-në.

Për informacion rreth konfigurimit të MHL-së në pajisjen celulare, drejtojuni manualit të përdorimit të pajisjes.

"" Lidhja e kabllos MHL në HDMI kalon automatikisht Madhësi figure Përsht. Ekr.. Ky cilësim nuk do të ndryshojë automatikisht nëse përdorni përshtatës HDMI. Në këtë rast, ndryshojeni manualisht cilësimin në meny.

"" Nëse përdorni kabllo HDMI, televizori e njeh sinjalin si sinjal HDMI dhe mund të reagojë ndryshe nga si do të reagonte ndaj lidhjes me kabllo MHL në HDMI.

"" HDCP 2.2 mund të përdorë vetëm folenë HDMI (MHL). HDCP është shkurtim për "High-bandwidth Digital Content Protection" (mbrojtje e materialeve dixhitale të shpejtësisë së lartë të transmetimit) dhe qëndron për mbrojtjen e të drejtave të autorit të videos.

Drejtojuni skemës dhe lidhni kabllon MHL-HDMI me folenë HDMI (MHL) të televizorit dhe me folenë USB të pajisjes celulare.

Pasi të jetë bërë lidhja, do të mund të zgjidhni pajisjen e lidhur të jashtme me anë të butonit SOURCE.