Informacione sigurie

Udhëzime të rëndësishme për sigurinë

Kur përdorni pajisje elektrike, duhet të ndiqni masat bazë të sigurisë, duke përfshirë si vijon:

LEXONI TË GJITHA UDHËZIMET PARA SE TË PËRDORNI POWERbot TUAJ.

Hiqeni nga priza kur nuk është në përdorim dhe para se të merreni me mirëmbajtjen e tij.

PARALAJMËRIM: për të ulur rrezikun e zjarrit, të goditjeve elektrike ose të lëndimeve:

TË PËRGJITHSHMEPërdoreni vetëm ashtu siç përshkruhet në këtë manual.

Mos e përdorni POWERbot ose karikuesin (stacionin) nëse është dëmtuar në ndonjë mënyrë.

Nëse fshesa me korrent nuk funksionon siç duhet, nëse ka rënë, është dëmtuar, nëse është lënë jashtë shtëpisë ose nëse ka rënë në ujë, kthejeni në qendrën e kujdesit për klientin.

Mos e kapni karikuesin (stacionin) ose POWERbot me duar të lagura.Përdoreni vetëm në sipërfaqe të thata dhe në mjedise të brendshme.

Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës prej 8 vjeç e më lart, si dhe për personat me aftësi të kufizuara fizike, shqisore apo mendore apo për ata që kanë mungesë përvoje nëse u bëhet mbikëqyrja apo udhëzimi në lidhje me përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe kuptojnë rreziqet e mundshme.

Fëmijët nuk duhet të luajnë me aparaturën. Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet bërë nga fëmijë pa mbikëqyrje.

Karikuesi i BATERISË (stacioni)

Mos e modifikoni spinën e polarizuar për ta përshtatur me një prizë të papolarizuar ose me një kordon zgjatues.

Mos e përdorni jashtë shtëpisë ose në sipërfaqe të lagura.

Hiqeni karikuesin (stacionin) nga priza kur nuk është në përdorim dhe para se të merreni me mirëmbajtjen e tij.

Përdornij vetëm karikues (stacion) të dhënë nga prodhuesi për ta karikuar.Mos e përdorni me kordon ose spinë të dëmtuar apo me prizë të liruar.

Mos e tërhiqni dhe mos e mbani nga kordoni, mos e përdorni kordonin si dorezë, mos e mbyllni derën sipër kordonit ose mos e tërhiqni kordonin duke e prekur te majat ose te buzët e mprehta. Mbajeni kordonin larg sipërfaqeve të nxehta.

Mos përdorni kordonë zgjatues ose spina me kapacitet të papërshtatshëm përçimi të korrentit.

Mos e hiqni nga priza duke tërhequr kordonin. Për ta hequr nga priza, kapeni nga spina dhe jo nga kordoni.

Mos i deformoni dhe mos i digjni bateritë pasi mund të shpërthejnë në temperatura të larta.

SHQIP-04