Mos u mundoni ta hapni karikuesin (stacionin). Riparimet duhet të kryhen vetëm nga një qendër e kualifikuar e kujdesit për klientin.

Mos e ekspozoni karikuesin (stacionin) në temperatura të larta ose mos lejoni që karikuesi (stacioni) të bjerë në kontakt me lagështi të çfarëdo lloji.

POWERbot

Mos mblidhni objekte të forta ose të mprehta si xhamat, thonjtë, vidat, monedhat etj.

Mos e përdorni pa vendosur filtër. Kur jeni duke u marrë me mirëmbajtjen e pajisjes, mos i futni kurrë gishtat ose objekte të tjera në dhomëzën e ventilimit, pasi pajisja mund të ndizet aksidentalisht.

Mos vendosni objekte te vrimat. Mos e përdorni kur një nga vrimat është e bllokuar; mbajini vrimat të pastra nga pluhuri, fijet, qimet ose nga çdo gjë tjetër që mund të ulë qarkullimin e ajrit.

Mos mblidhni materiale toksike (zbardhues klori, amoniak, pastrues tubash etj.).

Mos pastroni asgjë që është duke u djegur ose që nxjerr tym, si cigaret, shkrepëset ose hiri i nxehtë.

Mos e përdorni për të pastruar lëndë të djegshme ose të ndezshme si benzina dhe as mos e përdorni në sipërfaqe ku këto mund të jenë të pranishme.

Vende me qirinj ose me abazhurë tryeze në dysheme.Vende me zjarr të pambikëqyrur (zjarr ose prush).Vende me alkool të distiluar, hollues, taska duhani me cigare që digjen, etj.

Mos e përdorni POWERbot në një hapësirë të mbyllur të mbushur me avuj që dalin nga një boja me bazë vajore, hollues boje, substanca kundër molës, pluhura që marrin flakë ose avuj të tjerë shpërthyes ose toksikë.

Rrjedhjet nga pilat e baterisë mund të ndodhin në kushte ekstreme përdorimi ose temperature. Nëse lëngu ju bie mbi lëkurë, lajeni shpejt me ujë. Nëse lëngu ju bie në sy, shpëlajeni shpejt me ujë të pastër për së paku 10 minuta. Kërkoni ndihmën mjekësore.

SHQIP-05