Kabllon elektrike mos e kapni tek një objekt metalik, mos vendosni objekte të rënda mbi të, mos e vendosni në mes të sendeve të tjera, mos e futni në hapësirat prapa pajisjes.

- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Mos e tërhiqni kabllon elektrike kur e hiqni spinën nga priza.

-Shkëputeni pajisjen nga korrenti duke mbajtur spinën.

-Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.

Mos e vendosni kabllon elektrike dhe tubat atje ku mund të pengoheni e të rrëzoheni.

KUJDES SHENJAT E PARALAJMËRIMIT PËR INSTALIMIN

Kjo pajisje duhet të pozicionet në mënyrë të tillë që të keni mundësi ta arrini prizën elektrike.

-Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime kjo gjë mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr për shkak të rrjedhjes elektrike.

Pajisjen tuaj instalojeni në një dysheme të niveluar dhe të fortë e cila mund ta mbajë peshën e saj.

-Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime, kjo gjë mund të shkaktojë dridhje jonormale, lëvizje, zhurmë, ose probleme me produktin.

PARALAJMERIM SHENJAT E PARALAJMËRIMEVE SERIOZE PËR PËRDORIMIN

Nëse pajisja tejmbushjet me ujë, ndërprisni furnizimin me ujë dhe energji menjëherë dhe kontaktoni qendrën e shërbimit më të afërt.

-Mos e prekni spinën elektrike me duar të lagura

-Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike

Nëse pajisja bën një zhurmë të çuditshme, nxjerr erë djegieje ose tym, hiqeni spinën nga korrenti menjëherë dhe kontaktoni qendrën e shërbimit më të afërt.

- Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.

Në rastet kur rrjedh gaz (si p.sh. gaz propan, gaz i lëngshëm, etj) ajrosni menjëherë ambientin pa e prekur spinën. Mos e prekni pajisjen ose kabllon elektrike.

-Mos përdorni ventilator elektrik.

-Një shkëndijë mund të shkaktojë shpërthim ose zjarr.

Mos i lejoni fëmijët të luajnë brenda ose mbi makinën larëse. Gjithashtu kur ta hidhni pajisjen, hiqeni kapësen e derës së makinës larëse.

- Nëse mbeten brenda, fëmijët mund të ngecin dhe mund të asfiksohen deri në vdekje.

Sigurohuni që ta keni hequr ambalazhin (sfungjerin, bukën e peshkut) vendosur në fundin e makinës larëse përpara se ta përdorni.

informacioni i sigurisë _7

WF0600NC-02801R_SQ.indd 7

 

 

2010-6-29 15:33:02