informacioni i sigurisë

PARALAJMERIM SHENJAT E PARALAJMËRIMEVE SERIOZE PËR INSTALIMIN

Instalimi i kësaj pajisjeje duhet bërë nga një teknik i kualifikuar ose një kompani shërbimesh.

-Nëse nuk i zbatoni këto rregulla mund të shkaktohen goditje elektrike, zjarr, shpërthime, probleme me produktin ose lëndime.

Kjo pajisje është e rëndë, bëni kujdes kur e ngrini.

Vendoseni kabullin e korrentit në një prizë në mur AC 220V/50Hz/15A ose me voltazh më të lartë dhe përdoreni prizën vetëm për këtë pajisje. Mos përdorni kabull zgjatues.

-Nëse prizën e përdorni edhe për pajisje të tjera të lidhura në priza të shumëfishta ose zgjasni kabllon elektrik kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose në zjarr.

-Sigurohuni që voltazhi i rrymës, frekuenca dhe korrenti të jenë të njëjtë me ato të specifikimeve të produktit. Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr. Vendoseni mirë spinën në prizën e murit.

Fshini rregullisht të gjitha substancat e tilla si pluhur ose ujë nga terminalet e spinës së korrentit dhe pikat e kontaktit duke përdorur një cohë të thatë.

-Hiqeni spinën e korrentit dhe pastrojeni me një cohë të thatë.

-Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.

Vendoseni spinën e korrentit në prizën në mur në drejtimin e duhur në mënyrë që kabulli të jetë me drejtim poshtë nga dyshemeja.

-Nëse spinën e korrentit e vini në prizën e murit në drejtim të kundërt, telat elektrikë brenda kabullit mund të dëmtohen dhe kjo mund të shkaktojë goditje elektrike dhe zjarr.

Të gjitha materialet e ambalazhimit mbajini larg fëmijëve, pasi materialet e ambalazhimit mund të jenë të rrezikshme për fëmijët.

- Nëse një fëmijë vendos qese në kokë, kjo mund të shkaktojë asfiksi.

Kur pajisja, spina e pajisjes, ose kabulli elektrik janë dëmtuar, kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit.

Kjo pajisje duhet tokëzuar siç duhet.

Mos e togëzoni pajisjen tek tubat e gazit, tubat plastikë të ujit, ose tek linja e telefonit.

-Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, shpërthim ose probleme me produktin.

-Mos e lidhni kurrë kabullin elektrik tek një prizë që nuk është e togëzuar saktë dhe sigurohuni që tokëzimi të jetë bërë në pajtim me kodet vendore dhe kombëtare.

Mos e instaloni këtë pajisje pranë një ngrohësi, ose materialeve që marrin flakë.

Mos e instaloni këtë pajisje në vend me lagështirë, me vaj ose me pluhur, në një vend të ekspozuar direkt ndaj dritës së diellit dhe ujit (pikave të shiut).

Mos e instaloni këtë pajisje në një vend me temperaturë të ulët. - Ngrica mund shkaktojë çarjen e tubave

Mos e instaloni këtë pajisje në një vend kur mund të rrjedhë gaz. - Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Mos përdorni transformator elektrik.

- Kjo gjë mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Mos përdorni spina të dëmtuara, kabllo të dëmtuar ose priza muri të pamontuara mirë. - Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Mos e tërhiqni me forcë ose mos e përthyeni tej mase kabllon. Mos e përdridhni ose lidhni kabllon elektrike.

6_ informacioni i sigurisë

WF0600NC-02801R_SQ.indd 6

2010-6-29 15:33:02

Page 206
Image 206
Samsung WF0602NCE/YLE manual Informacioni i sigurisë