informacioni i sigurisë

Mos lani rroba të ndotura me gazolinë, vajguri, benzinë, hollues boje, alkool dhe substanca të tjera që marrin flakë ose shpërthejnë.

- Kjo gjë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr ose shpërthim.

Mos e hapni derën e makinës larëse me forcë ndërkohë që është në punë (gjatë larjes me temperaturë të lartë/tharjes/shtrydhjes).

-Ujë që del nga makina larëse mund të shkaktojë djegie ose dyshemeja mund të bëhet e rrëshqitshme.

Kjo gjë mund të shkaktojë lëndime.

-Hapja me forcë e derës mund të shkaktojë dëmtimin e produktit ose lëndim të personave.

Mos i fusni duart poshtë makinës larëse. - Kjo gjë mund të shkaktojë lëndime.

Mos e prekni spinën elektrike me duart të lagura. - Kjo gjë mund të shkaktojë goditje elektrike.

Mos e fikni pajisjen duke hequr spinën nga priza ndërkohë që ajo është në funksionim.

-Vendosja e spinës sërish në prizën e murit mund të shkaktojë një shkëndijë dhe mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Mos i lejoni fëmijët ose personat e pafuqishëm ta përdorin këtë pajisje të pambikëqyrur. Mos i lejoni fëmijët të hipin sipër kësaj pajisjeje.

-Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohen goditje elektrike, djegie ose lëndime.

Mos fusni duart ose një objekt metalik nën pajisje ndërkohë që pajisja është në punë. - Kjo gjë mund të shkaktojë lëndime.

Mos e shkëpusni pajisjen nga korrenti duke tërhequr kabullin elektrik, kapeni gjithnjë mirë dhe tërhiqeni drejtë spinën nga priza.

- Dëmtimi në kabull mund të shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike

Mos u përpiqni ta riparoni, çmontoni, ose modifikoni vetë pajisjen.

- Mos përdorni siguresa (të tilla si tel bakri apo çeliku, etj) përveç siguresës standarde.

-Kur ju duhet ta riparoni apo instaloni sërish pajisjen, kontaktoni qendrën e shërbimit më të afërt.

-Nëse nuk i zbatoni këto rregulla mund të shkaktohen goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndime.

Nëse ndonjë substancë e huaj si për shembull ujë ka hyrë në pajisje, hiqeni spinën nga priza dhe kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit.

- Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.

Kur zorra e furnizimit të ujit lirohet nga saraçineska dhe përmbyt pajisjen, hiqeni spinën nga priza.

- Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.

Shkëputeni pajisjen nga priza kur pajisja nuk përdoret për periudha të gjata kohe ose gjatë stuhive me vetëtima/shkreptima.

- Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.

8_ informacioni i sigurisë

WF0600NC-02801R_SQ.indd 8

2010-6-29 15:33:02

Page 208
Image 208
Samsung WF0602NCE/YLE manual Informacioni i sigurisë