karakteristikat e makinës tuaj larëse të re samsung

Makina juaj larëse e re do të ndryshojë mënyrën sesi ju ndjeheni në lidhje me larjen e rrobave. Nga kapaciteti i saj mjaft i madh tek efektshmëria e përdorimit të energjisë, makina larëse Samsung ka të gjitha karakteristikat për t’a shndërruar një punë angari në një kënaqësi.

• Sistemi Baby Care (Kujdesi për foshnjën)

Makina juaj larëse Samsung përfshin programe të larjes që shtojnë mbrojtjen ndaj rrobave të fëmijëve me lëkurë të ndjeshme.

Këto programe zvogëlojnë irritimin e lëkurës tek fëmijët duke minimizuar mbetjet e detergjentit. Përveç kësaj, këto programe i klasifikojnë rrobat sipas llojeve të ndryshëm dhe larja kryehet sipas karakteristikave të rrobave, në mënyrë që fëmijët të ndjehen të pastër dhe te rifreskuar sa herë që veshin rrobat e tyre.

• Child Lock (Kyçi i Mbrojtjes së Fëmijëve)

Funksioni i Kyçi të Mbrojtjes së Fëmijëve siguron që duart e vogla kurioze të qëndrojnë jashtë makinës tuaj larëse.

Kjo karakteristikë e sigurisë ndalon fëmijët tuaj që të luajnë me funksionimin e makinës larëse dhe ju njofton kur është e aktivizuar.

• Delay End (Përfundimi i Vonuar)

Vonon një cikël për deri në 19 orë në rritje prej një ore dhe rrit lehtësinë e përdorimit të makinës tuaj larëse veçanërisht kur ju duhet të dilni.

• 15’ Larje e shpejtë

Nuk humbet aspak kohë! 15 minuta larje ju jep kohë të dilni përpara se të jetë tepër vonë. Programi ynë i Larjes së Shpejtë prej 15 minutash mund të jetë zgidhja në jetën tuaj të ngarkuar. Tani ju mund të lani rrobat tuaja të preferuara në vetëm 15 minuta!

• Programi Hand Wash (Larje me Dorë)

Kujdes i posatçëm mund të përcaktohet nga temperatura e përshtatshme, veprimi i butë i larjes dhe sasia e duhur e ujit.

• Ngrohësi prej Qeramike për Qëndrueshmëri & Kursimin e Energjisë (modele të caktuar)

Ngrohësi ynë prej Qeramike me të vërtetë novator është dy herë më i qëndrueshëm se ngrohësit e zakonshëm.

Kjo ju kursen para të riparimeve. Gjithashtu, eleminon nivelin e ujit të fortë dhe ju kursen energji.

2_ karakteristikat e makinës tuaj larëse të re samsung

WF0600NC-02801R_SQ.indd 2

 

 

2010-6-29 15:32:59