Drain (Shkarkimi)

Samsung rekomandon një gjatësi të tubit të qëndrimit prej 18 inç (46 cm.) Tubi i shkarkimit duhet të kalojë përmes kapëses të tubit të shkarkimit tek tubi i qëndrimit. Tubi i qëndrimit duhet të jetë aq i madh sa të pranojë diametrin e jashtëm të tubit të shkarkimit. Tubi i shkarkimit bashkohet në fabrikë.

Nivelimi

Për funksionimin më të mirë, makina juaj larëse duhet të instalohet në një dysheme të qëndrueshme. Dyshemetë prej druri mund të duhet të përforcohen për të minimizuar vibrimin dhe/ose ngarkesa jo të ekuilibruara. Sipërfaqet prej qilimi dhe pllaka të buta janë faktorë që kontribuojnë ndaj vibrimeve dhe tendencës që makinë juaj larëse të lëvizë disi gjatë ciklit të rrotullimit.

Mos e instaloni kurrë makinën tuaj larëse në një platformë ose strukturë me qëndrueshmëri të paktë.

Temperatura e mjedisit

Mos e instaloni makinën tuaj larëse në zona ku uji mund të ngrijë, meqënse makina juaj larëse gjithnjë duhet të mbajë pak ujë në pjesët e valvolës, pompës dhe tubit të ujit. Uji i ngrirë në tubacione mund të shkaktojë dëmtim të rripave, pompës dhe elementëve të tjerë.

Instalimi në mur ose dollap

Për të funksionuar në mënyrë të sigurtë dhe të përshtatshme, makina juaj larëse e re kërkon një mjedis të hapur minimumi prej:

Anët – 25 mm

Pjesa e pasme – 51 mm

Pjesa e sipërme – 25 mm

Pjesa e përparme – 465 mm

Nëse makina larëse dhe tharëse instalohen se bashku, pjesa e përparme e vendosjes në mur ose dollap duhet të ketë të paktën 465 mm të hapjes së penguar të ajrit. Vetëm makina juaj larëse nuk ka nevojë për një hapje të posatçme të ajrit.

INSTALIMI I MAKINËS TUAJ LARËSE

HAPI 1

Zgjedhja e vendit

Përpara sesa të instaloni makinën larëse, sigurohuni se vendi:

Ka një sipërfaqe të fortë, të niveluar pa qilima ose dysheme që mund të bllokojë ajrisjen

Eshtë larg nga drita e drejtpërdrejtë e diellit

Ka ajrisje të përshtatshme

Nuk do të ngrijë (nën 32 ˚F ose 0 ˚C)

Eshtë larg nga burimet e zjarrit, të tillë si vaj ose gaz

Ka hapërsirë të mjaftueshme, në mënyrë që makina larëse të mos qëndrojë mbi kabllin e saj të korrentit

vendosja e makinës tuaj larëse _15

VENDOSJA 01

WF0600NC-02801R_SQ.indd 15

 

 

2010-6-29 15:33:05