HAPI 3 - Rregullimi i këmbëve niveluese
Kur instaloni makinën tuaj larëse, sigurohuni se spina e korrentit, furnizimi me ujë dhe shkarkimi i ujit të arrihen lehtë.
1.Shtyjeni makinën larëse në pozicion.
2.Lironi të gjithë dadot e bllokimit me çelës.
3.Nivelojeni makinën larëse duke rrotulluar me dorë këmbët e nivelimit sipas nevojës.
4.Kur makina juaj larëse është e niveluar, shtrëngoni dadot e bllokimit me çelës.
KUJDES: Mos e lëvizni makinën larëse nëse nuk i keni shtrënguar dadot e bllokimit. Kjo mund të shkaktojë dëmtim të këmbëve të nivelimit.
HAPI 4 - Lidhja e ujit dhe shkarkimit
Lidhja e tubit të furnizimit me ujë
PARALAJMËRIM: Mos lidhni shumë tuba furnizimi me ujë së bashku. Kjo mund të shkaktojë rrjedhje të ujit dhe goditje elektrike për shkak të rrjedhjes së ujit. Nëse tubi është shumë i shkurtër, zëvendësojeni më një tub më të gjatë, me presion të lartë.
1.Lidhni rakordin në formë
(*): Opsional | A |
2. Hiqni përshtatësin (B) nga ana tjetër e tubit të furnizimit me ujë (C).
B
C
Shqip - 15
02INSTALIMI
WF70F5E_WF60F4E_03445E_SQ.indd 15