Larja e rrobave
Larja e rrobave duke përdorur Përzgjedhësin e ciklit
Makina juaj e re larëse lehtëson larjen e rrobave, duke përdorur sistemin e kontrollit automatik "Kontrolli i përafërt" të
1.Hapni furnizimin me ujë në makinën larëse.
2.Hapni derën.
3.Shtoni rroba në kazan pa e tejmbushur.
4.Mbyllni derën.
5.Shtypni butonin Energjia për ta ndezur.
6.Shtoni detergjentin dhe, nëse është e nevojshme, zbutësin ose detergjentin e paralarjes në ndarjet e duhura të sirtarit të detergjentit.
Funksioni Prewash (Paralarje) disponohet vetëm kur zgjidhen ciklet COTTON (Pambuk), SYNTHETICS (Sintetike), BABY CARE (Kujdesi për foshnje), DAILY WASH (Larje e përditshme), STAIN AWAY (Heqje njollash) dhe SUPER ECO WASH (Larje super ekonomike). Është e nevojshme vetëm nëse rrobat tuaja janë të ndotura shumë.
7.Përdorni Cycle Selector (Përzgjedhësi i ciklit) për të zgjedhur ciklin e përshtatshëm sipas llojit të materialit: COTTON (Pambuk), SYNTHETICS (Sintetike), 15’ QUICK WASH (Larje e shpejtë 15'), BABY CARE (Kujdesi për foshnje), DAILY WASH (Larje e përditshme), STAIN AWAY, SUPER ECO WASH (Larje super ekonomike), OUTDOOR CARE (Larje rrobash sportive), WOOL (Të leshta) dhe DELICATES (Delikate). Treguesit përkatës do të ndriçojnë në panelin e kontrollit.
8.Në këtë kohë, mund të kontrolloni temperaturën e larjes, numrin e cikleve të shpëlarjes, shpejtësinë e centrifugimit dhe kohën e vonesës duke shtypur butonat e duhur.
9.Shtypni butonin Fillo/Ndalo për të filluar larjen. Treguesi i ecurisë do të ndriçojë dhe në ekran do të shfaqet koha e mbetur e ciklit.
Koha totale e ciklit dhe numri i cikleve të shpëlarjes në ciklin COTTON (Pambuk) mund të ndryshojë në varësi të sasisë së rrobave.
10.Pasi cikli i plotë të ketë përfunduar, energjia do të fiket automatikisht. Hapni derën dhe hiqni rrobat.
Ndërprerja e larjes
Brenda 5 minutash nga fillimi i një larjeje, është e mundshme që të shtoni/hiqni rrobat.
1.Shtypni butonin Fillo/Ndalo për të hapur derën.
Nëse niveli i ujit ose temperatura e ujit brenda kazanit është shumë e lartë, dera nuk hapet kur pulson treguesi "Dera e mbyllur ". Në këtë rast, prisni derisa treguesi të ndalojë pulsimin. (Duhen të kalojnë rreth 1 ose 2 minuta derisa treguesi të ndalojë pulsimin.)
2.Hapni derën dhe shtoni/hiqni rrobat.
3.Pas mbylljes së derës, shtypni butonin Fillo/Ndalo për të rifilluar larjen.
Shqip - 27
03PËRDORIMI
WF70F5E_WF60F4E_03445E_SQ.indd 27