HAPI 5 - Ndezja e makinës larëse
Futni kordonin elektrik në një prizë në mur, një prizë elektrike të aprovuar prej AC
Testim provë
Sigurohuni që ta instaloni saktë makinën larëse duke aktivizuar ciklin RINSE+SPIN (Shpëlarje+Shtrydhje) pas përfundimit të instalimit.
HAPI 6 - Ekzekutimi i modalitetit të kalibrimit
Makina larëse Samsung arrin të dallojë automatikisht peshën e rrobave. Për dallim më të saktë të peshës, rekomandohet ta ekzekutoni Calibration Mode (Modaliteti i kalibrimit) menjëherë pas instalimit të makinës larëse. Ndiqni hapat e mëposhtëm për të ekzekutuar Calibration Mode (Modaliteti i kalibrimit).
Përpara se të ekzekutoni Calibration Mode (Modaliteti i kalibrimit), sigurohuni që të mos ketë asgjë në kazan ose në pjesën e sipërme të makinës larëse.
1.Fikni makinën larëse.
2.Shtypni butonin Energjia ndërkohë që mbani shtypur butonat Temp. (Temperatura) dhe Delay End (Përfundim i vonuar) njëkohësisht. Makina larëse do të ndizet dhe në ekran do të shfaqet "CLB".
3.Shtypni butonin Fillo/Ndalo për të aktivizuar “Calibration Mode (Modaliteti i kalibrimit)”.
4.Kazani do të rrotullohet në drejtim orar dhe kundërorar për rreth 3 minuta.
5.Kur Calibration Mode (Modaliteti i kalibrimit) të ketë përfunduar, në ekran shfaqet "End" dhe makina larëse fiket automatikisht.
6.Makina larëse tani është gati për t'u përdorur.
Shqip - 18
WF70F5E_WF60F4E_03445E_SQ.indd 18