Shkarkimi

Samsung rekomandon një tub vertikal me lartësi 65 cm. Tubi i shkarkimit duhet të kalojë përmes kapëses së tubit të shkarkimit tek tubi vertikal. Tubi vertikal duhet të jetë aq i madh sa të pranojë diametrin e jashtëm të tubit të shkarkimit. Tubi i shkarkimit vendoset në fabrikë.

Nivelimi

Për funksionimin më të mirë, makina larëse duhet të instalohet në një dysheme të qëndrueshme. Dyshemetë prej druri mund të duhet të përforcohen për të minimizuar dridhjen dhe/ose ngarkesat jo të ekuilibruara. Sipërfaqet prej qilimi dhe pllaka të buta janë faktorë që kontribuojnë ndaj dridhjeve dhe tendencës që makina juaj larëse të lëvizë disi gjatë ciklit të rrotullimit.

PARALAJMËRIM: Mos e instaloni kurrë makinën tuaj larëse në një platformë ose strukturë me qëndrueshmëri të paktë.

Temperatura e mjedisit

Mos e instaloni makinën larëse në zona ku temperatura e ambientit mund të bjerë nën pikën e ngrirjes, meqenëse makina larëse mban gjithmonë pak ujë në pjesët e valvulës, të pompës dhe të tubit. Uji i ngrirë në tubacione mund të shkaktojë dëmtim të rripave, pompës dhe pjesëve të tjera.

Instalimi në mur ose dollap

Për të funksionuar në mënyrë të sigurt dhe të përshtatshme, makina juaj larëse e re kërkon hapësira minimale si më poshtë:

Anët

25 mm

 

 

Lart

25 mm

 

 

Pas *

50 mm

 

 

Përpara

500 mm

 

 

Nëse makina larëse dhe tharëse instalohen së bashku, pjesa e përparme e vendosjes në mur ose dollap duhet të ketë të paktën 500 mm hapje të papenguar të ajrit. Vetëm makina juaj larëse nuk ka nevojë për një hapje të posaçme të ajrit.

  02INSTALIMI

Shqip - 13

WF70F5E_WF60F4E_03445E_SQ.indd 13

2014-04-23 ￿￿ 6:45:36

Page 189
Image 189
Samsung WF70F5EDW2W/LE, WF60F4EFW0W/LE manual Shkarkimi, Nivelimi, Temperatura e mjedisit, Instalimi në mur ose dollap