3.Fillimisht, lironi katër vidhat e përshtatësit duke përdorur një kaçavidë të tipit "+". Pastaj mbani pjesën (D) dhe rrotulloni pjesën (E) duke ndjekur shigjetën derisa të arrihet një hapësirë 5 mm.

(*): 5 mm

4.Lidhni përshtatësin me rubinetin e ujit duke shtrënguar vidhat fort ndërsa e ngrini përshtatësin lart.

Pastaj shtrëngojeni përshtatësin duke e rrotulluar pjesën (E) duke ndjekur shigjetën.

5.Lidhni tubin e furnizimit me ujë me përshtatësin. Nëse e shtyni pjesën (F) brenda përshtatësit, tubi lidhet automatikisht me përshtatësin duke bërë një zhurmë kërcitëse.

Pasi të keni lidhur tubin e furnizimit me ujë me përshtatësin, sigurohuni se është lidhur siç duhet duke tërhequr tubin e furnizimit me ujë për poshtë.

PARALAJMËRIM: Kontrolloni nëse tubi i furnizimit me ujë është i përdredhur ose i përkulur. Nëse tubi është përdredhur ose përkulur, ekziston rreziku i rrjedhjes së ujit dhe goditjes elektrike si shkak i rrjedhjes së ujit. Nëse është e nevojshme, mund të rivendosni tubin e furnizimit me ujë në skajin e makinës larëse duke liruar rakordin në formë L-je, duke e rrotulluar tubin dhe duke shtrënguar përsëri rakordin.

6.Hapni furnizimin me ujë dhe sigurohuni se nuk rrjedh ujë nga vendi i futjes së ujit, nga rubineti ose nga përshtatësi. Nëse rrjedh ujë, përsërisni hapat e mëparshëm.

PARALAJMËRIM: Mos e përdorni makinën tuaj larëse nëse ekziston një rrjedhje uji. Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndim.

Nëse rubineti i ujit ka një rubinet të llojit me vidhosje, lidheni tubin e furnizimit me ujë me rubinetin siç tregohet.

D

E

F

E

Përdorni llojin më të zakonshëm të rubinetit për furnizimin me ujë. Në rast se rubineti është katror ose shumë i madh, hiqni unazën distancatore përpara sesa ta fusni rubinetin në përshtatës.

Shqip - 16

WF70F5E_WF60F4E_03445E_SQ.indd 16

2014-04-23 ￿￿ 6:45:37

Page 192
Image 192
Samsung WF60F4EFW0W/LE, WF70F5EDW2W/LE, WF60F4EFW2W/LE, WF60F4ELW2W/LE manual Shqip