informacioni i sigurisë

Kafshët dhe fëmijët e vegjël mund të ngjiten mbi pajisje. Kontrolloni pajisjen përpara çdo përdorimi.

Dera prej xhami nxehet shumë gjatë ciklit të larjes. Mbajini fëmijët larg pajisjes ndërsa është duke u përdorur.

Mos u përpiqni t’a riparoni pajisjen vetë. Riparimet e kryera nga persona pa përvojë ose të pakualifikuar mund të shkaktojnë dëmtime dhe/ose riparime më të rënda të pajisjes mund të duhet të kryhen pas kësaj.

Nëse spina (kablli i furnizimit me energji) është dëmtuar, ai duhet të zëvendësohet nga prodhuesi ose agjenti i tij i shërbimit ose një person i ngjashëm i kualifikuar në mënyrë që të shmanget një rrezik.

Kjo pajisje duhet të dërgohet për riparim në një qendër të autorizuar të shërbimit dhe duket të përdoren vetëm pjesë këmbimi origjinale.

Kjo pajisje nuk synohet të përdoret nga fëmijët e vegjël ose persona të sëmurë, përveç kur ata mbikqyren në mënyrë të përshtatshme nga një person i përgjegjshëm për t’u garantuar se ata mund t’a përdorin pajisjen në mënyrë të sigurtë. Fëmijët e vegjël duhet të mbikqyren për t’u siguruar se ata nuk luajnë me pajisjen.

Kjo pajisje duhet të lidhet me prizën e caktuar për konsum të përshtatshëm të energjisë.

Kjo pajisje duhet të vendoset në një mënyrë të tillë që priza të jetë e disponueshme pas instalimit.

Mos përdorni ujë të përpunuar që përmban vaj, yndyrë ose krem, i cili zakonisht gjendet në dyqane të kujdesit për lëkurën ose klinika të masazhit.

Përndryshe kjo do të shkaktojë shtrembërim të paketimit, që shkakton një mosfunksionim ose rrjedhje të ujit.

Një tub larës i pandryshkëm zakonisht nuk ndryshket. Megjithatë nëse një copë metali e tillë si një kapëse flokësh lihet në tub për një periudhë të gjatë kohe, tubi mund të ndryshket.

Mos lini ujë ose klor që përmban zbardhës në tub për një periudhë të gjatë kohe.

Mos përdorni ose mos lini rregullisht ujë që përmban hekur në tub për një periudhë të gjatë kohe.

Nëse fillon të shfaqet ndryshk në sipërfaqen e tubit, përdorni një agjent pastrues (neutral) në sipërfaqe dhe përdorni një sfungjer ose rrobë të butë për t’a pastruar atë. (Në asnjë rrethanë mos përdorni një furçë metali)

Për makinat larëse me vende të hapjes për ajrim në baze, një qilim nuk duhet të bllokojë vendet e hapjes.

Përdorni tuba të rinj dhe tubat e vjetër nuk duhet të ripërdoren.

4_ informacioni i sigurisë

WF7604SUV-02506G_SQ.indd 4

2007-10-11 ¿ÀÈÄ 12:43:40

Page 148
Image 148
Samsung WF7604SUV/YLE, WF7602SUV/YLE manual Informacioni i sigurisë