informacioni i sigurisë
Në këtë manual do të shihni shënime të Paralajmërimit dhe Kujdesit.
Këto shënime për paralajmërime, kujdes dhe udhëzime të rëndësishme të sigurisë që pasojnë nuk mbulojnë të gjitha kushtet dhe gjendjet e mundshme që mund të ndodhin.
Eshtë përgjegjësia juaj që të përdorni llogjikën e zakonshme dhe kujdes kur të instaloni, riparoni dhe vini në funksionim makinën tuaj larëse. Samsung nuk është përgjegjës për dëmtimet që vijnë nga përdorimi i papërshtatshëm.
SIMBOLET DHE PARALAJMËRIMET E RËNDËSISHME TË SIGURISË
Çfarë nënkuptojnë ikonat dhe shenjat në këtë manual të përdoruesit:
| Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të rezultojnë në dëmtim të rëndë |
PARALAJMERIM | të personit ose vdekje. |
|
|
| Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të rezultojnë në dëmtim të lehta të |
KUJDES | personit ose dëm të pasurisë. |
| |
|
|
| Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, shpërthimit, goditjes elektrike ose dëmtimit |
| personal kur përdorni makinën tuaj larëse, ndiqni këto paralajmërime bazë të |
KUJDES | sigurisë: |
|
|
PËRPARA SESA TË PËRDORNI PAJISJEN
Materialet e ambalazhit mund të jenë të rrezikshme për fëmijët; mbani të gjitha materialet e KUJDES paketimit (qese plastike, bukëpeshku, etj.) larg fëmijëve.
Kjo pajisje është krijuar vetëm për përdorim shtëpiak.
Sigurohuni se lidhjet e ujit dhe elektrike janë bërë nga teknikë të kualifikuar, duke respektuar udhëzimet e prodhuesit (shihni “Instalimi i Makinës Larëse”) dhe rregulloret vendore të sigurisë.
Të gjitha vidat e paketimit dhe transportimit duhet të hiqen përpara sesa pajisja të përdoret. Dëmtim i rëndë mund të ndodhë kur ato nuk hiqen. Shihni “Heqja e vidave të transportimit”.
Përpara sesa të lani rrobat për herë të parë, duhet të kryeni një cikël të plotë pa rroba. Shihni “Larja për herë të parë”.
UDHËZIMET E SIGURISË
Përpara pastrimit ose kryerjes së mirëmbajtjes, hiqni pajisjen nga priza elektrike ose PARALAJMERIM vendosni diskun në Off.
Sigurohuni se xhepat e të gjitha rrobave që do të lahen janë të zbrazët.
Objekte të fortë dhe të mprehtë, të tillë si monedha, kapëse të sigurisë, gozhdë ose gurë mund të shkaktojnë dëm të rëndë tek pajisja.
Gjithnjë hiqeni nga priza pajisjen dhe mbyllni ujin pas përdorimit.
Përpara sesa të hapni derën e pajisjes, kontrolloni që uji të jetë shkarkuar. Mos e hapni derën nëse shihni akoma ujë.
informacioni i sigurisë _3