mirëmbajtja e makinës larëse
SHKARKIMI I MAKINËS LARËSE NË NJË RAST URGJENT
1.Shkëputeni makinën larëse nga furnizimi me korrent.
2.Hapni mbulesën e filtrit duke përdorur një monedhë ose një çelës.
3.Lironi mbulesën e shkarkimit në rast urgjence duke e kthyer
nga e majta. Kapeni mbulesën në fund të tubit të shkarkimit në rast urgjence dhe tërhiqeni atë ngadalë rreth 15 cm.
4. Lëreni ujin të rrjedhë në një legen.
5. Rivendoseni tubin e shkarkimit dhe shtërngoni përsëri mbulesën.
6. Rivendosni mbulesën e filtrit.
RIPARIMI I NJË MAKINË LARËSE TË NGRIRË
Nëse temperatura ulet nën pikën e ngrirjes dhe makina juaj larëse ka ngrirë:
1.Shkëputeni nga priza makinën larëse
2.Hidhni ujë të ngrohtë në lavamanin e burimit për të liruar tubin e furnizimit me ujë.
3.Hiqeni tubin e furnizimit me ujë dhe zhyteni në ujë të ngrohtë.
4.Hidhni ujë të ngrohtë në centrifugën e makinës larëse dhe lëreni të qëndrojë aty për 10 minuta.
5.Lidheni tubin e furnizimit me ujë në rubinetin e ujit dhe kontrolloni që furnizimi me ujë dhe operacionet e shkarkimit janë normale.
PASTRIMI I JASHTËM
1.Fshini sipërfaqet e makinës larëse, përfshirë panelin e kontrollit, me një rrobë të butë dhe detergjentë për mjedise shtëpie jogërryes.
2.Përdorni një rrobë të butë për të tharë sipërfaqet.
3.Mos hidhni ujë mbi makinën larëse.
16_ mirëmbajtja e makinës larëse