LIDHJA E TUBIT TË FURNIZIMIT ME UJË

Tubi i furnizimit me ujë duhet të lidhet me makinën larëse në njërin skaj dhe me rubinetin e ujit në skajin tjetër. Mos e tërhiqni tubin e furnizimit me ujë. Nëse tubi është shumë i shkurtër dhe ju nuk dëshironi të zhvendosni rubinetin e ujit, zëvendësojeni tubin me një tub më të gjatë, me presion të lartë.

Për të lidhur tubin e furnizimit me ujë:

1.Merrni kiavetën në formë L për tubin e furnizimit

me ujë të ftohtë dhe lidheni atë me vendin e hyrjes së ujit të ftohte në pjesën e prapme të makinës. Shtërngojeni me dorë.

2.Lidhni skajin tjetër të tubit të furnizimit me ujë të ftohtë me rubinetin e ujit të ftohtë të çezmës tuaj dhe shtërngojeni atë me dorë. Nëse është e nevojshme, mund të rivendosni tubin e furnizimit me uje në skajin e makinës larëse duke liruar kiavetën, duke e rrotulluar tubin dhe duke rishtërnguar kiavetën.

Opsion:

1.Merrni kiavetën e kuqe në formë L për tubin e furnizimit me ujë të ngrohtë dhe lidheni atë me vendin e kuq të hyrjes së ujit të ngrohte në pjesën e prapme të makinës. Shtërngojeni me dorë.

2.Lidhni skajin tjetër të tubit të furnizimit me ujë të ngrohtë me rubinetin e ujit të ngrohtë të çezmës tuaj dhe shtërngojeni atë me dorë.

3.Përdorni një kiavetë Y nëse dëshironi të përdorni vetëm ujë të ftohtë.

Pajisja duhet të lidhet me ujin duke përdorur tuba të rinj dhe tubat e vjetër nuk duhet të ripërdoren.

VENDOSJA E TUBIT TË SHKARKIMIT

Fundi i tubit të shkarkimit mund të vendoset në tre mënyra:

Mbi buzën e një lavamani

Tubi i shkarkimit duhet të vendoset në një lartësi ndërmjet 60 dhe 90 cm. Për të mbajtur të përkulur tubin e shkarkimit, përdorni mbajtësin plastik të përfshirë. Fiksojeni mbajtësin në mur me një grep ose në lavaman me një lidhëse për të mos lejuar që tubi të lëvizë.

01INSTALIMI I MAKINËS LARËSE

Në një tubëzim të shkarkimit të lavamanit

Tubëzimi i shkarkimit duhet të jetë mbi sifonin e lavamanit në mënyrë që fundi i tubit të jetë të paktën 60 cm mbi tokë.

Në një tub shkarkimi

Samsung rekomandon që ju të përdorni një tub vertikal prej 65 cm; ai nuk duhet të jetë më i shkurtër se 60 cm dhe jo më i gjatë se 90 cm.

instalimi i makinës larëse _9

WF7604SUV-02506G_SQ.indd 9

2007-10-11 ¿ÀÈÄ 12:44:04

Page 153
Image 153
Samsung WF7602SUV/YLE manual Lidhja E Tubit TË Furnizimit ME UJË, Vendosja E Tubit TË Shkarkimit, Mbi buzën e një lavamani