instalimi i makinës larëse
VENDOSJA NË PRIZË E MAKINËS
Ju DUHET të tokëzoni spinën e makinës larëse.
Kontrolloni me një elektriçist të liçensuar përpara përdorimit të makinës për t’u siguruar së është tokëzuar ashtu siç duhet.
Për përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar.
Udhëzimet e lidhjes me korrentin
-PARALAJMERIM KJO PAJISJE DUHET TE TOKEZOHET.
Kjo pajisje duhet të tokëzohet. Në rast të një qarku të shkurtër elektrik, tokëzim zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike duke siguruar një kabëll të largimit të korrentit elektrik.
Kjo pajisje në spinën kryesore përmban një kabëll të tokëzimit për t’u lidhur më tokëzimin e prizës tuaj.
Spina duhet të vendoset në një prizë që është instaluar dhe tokëzuar siç duhet.
*Kabllot në këtë spinë janë ngjyrosur në përputhje me kodin e mëposhtëm:
•Jeshil dhe e verdhë: Toka
•Blu: Neutrale
•Kafe: Korrenti
•MEQE ngjyrat e kabllove në prizën e kësaj pajisje mund të mos u korrespondojnë shënimeve të ngjyrosura që identifikojnë skajet në prizën tuaj, ndiqni këto hapa si më poshtë.
•Lidhni kabllin jeshil dhe të verdhë me skajin në prizë të shënuar me gërmën E ose simbolin e tokëzimit ose të ngjyrosur jeshil ose jeshil dhe të verdhë.
•Lidhni kabllin blu me skajin e shënuar me gërmën N ose të ngjyrosur të zezë.
•Lidhni kabllin kafe me skajin e shënuar me gërmën L ose të ngjyrosur të kuqe.
*Këshillohuni me një elektriçist ose teknik shërbimi të kualifikuar nëse keni dyshime në lidhje me ndonjë prej këtyre udhëzimeve.
Prodhuesi i kësaj makine larëse nuk do të pranojë asnjë përgjegjësi për dëmtim të personave ose materialeve në rast mosrespektimi të këtyre kërkesave.
Nuk ka pjesë të riparueshme nga përdoruesi brenda makinës larëse dhe nëse spina e kësaj pajisje dëmtohet, ajo duhet të zëvendësohet vetëm nga një personel i kualifikuar i shërbimit, i miratuar nga prodhuesi, sepse kërkohen vegla të posatçme.
JESHIL DHE | SIGURESA 13 |
E VERDHE | AMP |
BLUKAFE
PARALAJMERIM
Sigurohuni se spina dhe kablli i korrentit nuk janë të dëmtuar përpara përdorimit. Nëse keni ndonjë arsye për të hequr spinën e ngjitur nga kjo pajisje, hiqni menjëherë siguresën dhe hidheni spinën.
Mos e lidhni spinën me prizën në asnjë rrethanë pasi kjo sjell rrezik të goditjes elektrike.
QARQET
Makina juaj larëse duhet të përdoret në një qark të veçantë prej pajisjeve të tjera. Nëse nuk e bëni këtë, mund të krijohet një qark i shkurtër ose siguresa mund të digjet.
10_ instalimi i makinës larëse