larja e një ngarkese me rroba
LARJA E RROBAVE ME DORË
Ju mund të lani rrobat me dorë pa përdorur karakteristikën Fuzzy Logic (Logjika e pushit).
Për t’a bërë këtë:
1.Hapni furnizimin me ujë.
2.Kalojeni diskun e Kontrollit të Pushit në “Cotton” (Pambuk).
3.Hapni derën.
4.Vendosni artikujt një nga një lirshëm në centrifugë, pa u ngarkuar tepër.
5.Mbyllni derën.
6.Vendosni detergjentin dhe, nëse është e nevojshme, zbutësin ose detergjentin e larjes paraprake në ndarjet e duhura.
7.Shtypni butonin e Temperaturës për të zgjedhur temperaturën. (ujë i ftohtë, 30 °C, 40 °C, 60 °C, 95 °C)
8.Shtypni butonin e shpëlarjes për të zgjedhur numrin e kërkuar të cikleve të shpëlarjes. Numri maksimal i cikleve të shpëlarjes është pesë.
Kohëzgjatja e larjes do të zgjatet siç duhet.
9.Shtypni butonin Spin (Shtrydhje) për të zgjedhur shpejtësinë e shtrydhjes.
Asnjë shtrydhje ( ) - Rrobat qëndrojnë të lagura pa shtrydhje pas Shpëlarjes përfundimtare
10.Shtypni butonin në mënyrë të përsëritur për të kaluar përmes opsioneve në dispozicion për përfundimin e vonuar (nga 3 orë në 19 orë me rritje prej një ore). Orët e shfaqura nënkuptojnë kohën e ciklit të larjes të përfunduar.
11.Shtypni butonin Start/Pause (Fillo/Ndalo) dhe makina do të fillojë ciklin.
PËRDORIMI I PËRFUNDIMIT TË VONUAR
Ju mund t’a vendosni makinën larëse për të përfunduar larjen tuaj automatikisht në një kohë të mëvonshme, duke zgjedhur një vonesë nga 3 në 19 orë (në rritje prej një ore). Orët e shfaqura nënkuptojnë kohën e ciklit të larjes të përfunduar.
Për t’a bërë këtë:
1.Vendosni me dorë ose automatikisht makinën larëse për llojin e rrobave që do të lani.
2.Shtypni butonin Delay End (Përfundimi i Vonuar) në mënyrë të përsëritur derisa të vendoset koha e vonesës.
3.Shtypni butonin Start/Pause (Fillo/Ndalo). Treguesi i përfundimi i vonuar do të ndizet dhe ora do të fillojë të numërojë derisa të arrijë kohën e përfundimit.
4.Për të anulluar përfundimin e vonuar, shtypni butonini Delay End (Përfundimi i Vonuar), në mënyrë të përsëritur derisa drita e përfundimi i vonuar të jetë fikur ose fikni makinën larëse. (ju gjithashtu mund të fikni makinën larëse për të anulluar përfundimi i vonua)
14_ larja e një ngarkese me rroba