FUNKSIONI AUTOMATIK I RUAJTJES SË ENERGJISË

Nëse nuk zgjidhni ndonjë funksion kur pajisja është në mes të cilësimit ose përdorimit në gjendje përkohësisht të ndaluar, funksioni anulohet dhe ora do të shfaqet pas 10 minutash.

Drita: Gjatë gatimit, mund ta fikni llambën e furrës duke shtypur butonin "Oven light (Llamba e furrës)". Për kursim të energjisë, drita e furrës do të fiket pak minuta pasi të ketë filluar programi i gatimit.

ELIMINIMI I DUHUR I KËTIJ PRODUKTI

(PAJISJE MBETURINË ELEKTRIKE DHE ELEKTRONIKE)

(Zbatohet për shtetet me sisteme grumbullimi të veçuar)

Kjo shenjë që shfaqet në produkt, pajisjet shtesë ose literatura tregon se produkti dhe pajisjet e tij elektronike shtesë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk duhet të hidhen së bashku me mbeturinat e tjera shtëpiake në fund të jetës së tyre të punës. Për të parandaluar një dëm të mundshëm ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi ndajini këto pajisje nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini ato në mënyrë të përgjegjshme për të mbështetur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.

Përdoruesit në shtëpi duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë ku e blenë këtë produkt ose zyrën e pushtetit vendor të tyre për hollësi se ku dhe si mund t’i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.

Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet dhe afatet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe pajisjet e tij shtesë elektronike nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.

instalimi_9

t insimial

NV6323BGSSR_OL_DG68-00496D_SQ.indd 9

11/03/2013 16:11:45

Page 105
Image 105
Samsung NV6323BGSSR/OL Funksioni Automatik I Ruajtjes SË Energjisë, Zbatohet për shtetet me sisteme grumbullimi të veçuar