pastrimi dhe kujdesi

THARJE E SHPEJTË

1.Lëreni derën të hapur afërsisht 30 °.

2.Caktojeni çelësin e funksionimit në modalitet të pandarë.

3.Shtypni butonin e funksionit.

4.Zgjidhni konveksionin me çelësin e zgjedhësit.

5.Caktoni kohën e gatimit në rreth 5 minuta dhe në një temperaturë prej 50 °C.

6.Fikeni furrën në fund të kësaj kohe.

SIPËRFAQE E EMALUAR KATALITIKE (OPSIONALE)

Veshja e heqshme e kapakut është e mbështjellë në emal katalitik në ngjyrë gri, i cili mund të vishet me vaj dhe yndyrë që shpërndahet nga qarkullimi i ajrit gjatë nxehjes me konveksion. Këto depozitime do të digjen në temperaturën e sobës prej 200 °C dhe më shumë, për shembull, gjatë pjekjes ose skuqjes. Temperatura më e lartë do të shkaktojë djegie më të shpejtë.

1.Hiqni të gjitha pjesët shtesë nga furra.

2.Pastroni të gjitha sipërfaqet e furrës siç përshkruhet në seksionin e pastrimit me dorë.

3.Caktojeni furrën në të zakonshme.

4.Vendoseni nxehtësinë në 250 °C.

5.Vëreni në funksionim furrën për afërsisht 1 orë. Kohëzgjatja varet nga shkalla e ndotjes. Çdo njollë e mbetur do të zhduket gradualisht me çdo përdorim të mëpasshëm të furrës në temperatura të larta.

PASTRIMI ME DORË

KUJDES: SIGUROHUNI QË FURRA DHE PJESA SHTESË TË JENË TË FTOHTA PËRPARA SE T'I PASTRONI

Pjesa e brendshme e furrës

Për të pastruar pjesën e brendshme të furrës, përdorni një cohë të pastër dhe një solucion delikat pastrimi ose ujë të ngrohtë me sapun.

Mos e pastroni me dorë gominën e derës.

Mos përdorni tel enësh ose sfungjerë pastrues.

Për të shmangur dëmtimin e sipërfaqeve të emaluara të furrës, përdorni pastrues të zakonshëm furre.

Për të hequr njollat e forta, përdorni një pastrues të posaçëm për furrën.

Mos përdorni solucion gërryes pastrimi, furça të ashpra, tel enësh apo cohë të ashpër, fije metalike, thika apo materiale të tjera gërryese.

Pjesa e jashtme e furrës

Për të pastruar pjesën e jashtme të furrës, përdorni një cohë të pastër dhe një solucion delikat pastrimi ose ujë të ngrohtë me sapun.

Thajeni me letër kuzhine ose me një peshqir të thatë.

Mos përdorni tel enësh, pastrues kaustikë ose solucione gërryese.

Pjesët ballore të furrës prej inoksi

Mos përdorni fije metalike, tel enësh apo materiale të tjera gërryese. Mund të dëmtojnë sipërfaqen e lëmuar.

Pjesët ballore prej alumini të furrës

Pastrojeni sipërfaqen butësisht me një leckë të pastër e të butë ose një leckë me mikrofibër dhe me detergjent të butë xhamash.

Pjesët shtesë

Pastrojini pjesët shtesë pas çdo përdorimi dhe thajini me një peshqir kuzhine. Nëse është e nevojshme, lërini në ujë të ngrohtë me sapun për rreth 30 minuta në mënyrë që të pastrohen më lehtë.

pastrimi dhe kujdesi _21

i s jdeuk trimipasdhe

NV6323BGSSR_OL_DG68-00496D_SQ.indd 21

11/03/2013 16:11:51

Page 117
Image 117
Samsung NV6323BGSSR/OL Pastrimi dhe kujdesi, Tharje E Shpejtë, Sipërfaqe E Emaluar Katalitike Opsionale, Pastrimi ME Dorë