Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët mbi 8 vjeç dhe nga personat me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore ose me mangësi në përvojë dhe njohuri nëse janë të mbikëqyrur ose nëse u jepen udhëzime lidhur me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet që u kanosen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të bëhen nga fëmijët të pambikëqyrur.

Temperatura në sipërfaqet e përdorshme mund të jetë e lartë kur pajisja është vënë në punë.

Dera e sipërfaqes së jashtme mund të nxehet kur pajisja është vënë në punë.

Mbajeni pajisjen dhe kordonin e saj larg fëmijëve nën 8 vjeç.

Pajisjet nuk janë parashikuar të përdoren nëpërmjet një kohëmatësi të jashtëm ose nëpërmjet një sistemi të komandimit në distancë.

Anën me kornizë të përthyer vendoseni mbrapa, si mbështetëse gjatë qëndrimit kur gatuani sasi të mëdha ushqimi. (Në varësi të modelit.)

KUJDES

Mos e lidhni furrën nëse është dëmtuar gjatë transportimit.

Pajisja duhet të lidhet me rrjetin elektrik vetëm nga një elektricist i licencuar.

Mos u përpiqni ta vini në punë pajisjen në rast defekti apo dëmtimi.

Riparimet duhet të kryhen vetëm nga një teknik i licencuar. Riparimi i gabuar mund të përbëjë rrezik të madh për ju dhe për të tjerët. Nëse furra juaj ka nevojë për riparim, kontaktoni një qendër shërbimi SAMSUNG ose shitësin tuaj.

Spinat dhe kabllot elektrike nuk duhen lejuar të prekin furrën.

Furra duhet të lidhet me rrjetin e furnizimit me energji nëpërmjet një çelësi qarku ose sigurese të aprovuar. Mos përdorni kurrë përshtatës spine të shumëfishtë ose spinë zgjatuese.

Kur pajisja është duke u riparuar ose duke u pastruar, furnizimi me energji duhet të ndërpritet.

Kujdes kur të lidhni pajisjet elektrike te prizat që ndodhen pranë furrës.

Nëse pajisja ka funksionin e gatimit me avull, mos e vini në përdorim këtë pajisje nëse kaseta e furnizimit me ujë është e dëmtuar. (Vetëm modeli me funksion me avull)

Nëse kaseta është e krisur ose e thyer, mos e përdorni atë dhe kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit. (Vetëm modeli me funksion me avull)

Kjo furrë është krijuar vetëm për gatimin e ushqimeve të shtëpisë.

Gjatë përdorimit, sipërfaqja e brendshme e furrës nxehet aq sa mund të shkaktojë djegie. Mos i prekni elementet nxehëse ose sipërfaqen e brendshme të furrës derisa të ftohen.

4_udhëzimet e sigurisë

NV6323BGSSR_OL_DG68-00496D_SQ.indd 4

11/03/2013 16:11:39

Page 100
Image 100
Samsung NV6323BGSSR/OL manual Kujdes, 4udhëzimet e sigurisë